2006-09-19 18:28:49

Kardinal Ruini i shpreh Papës afërsinë e ipeshkvijve italianë dhe dënon komentet kundër Atit të Shenjtë.


(19.6.2006 RV) Ipeshkvijtë italianë i shprehën Papës afërsinë dhe solidaritetin e tyre, pas manifestimeve kundërshtare dhe kërcënimeve që i janë bërë këto ditë nga bota islamike për fjalimin e mbajtur në Regenesburg. Një qëndrim të tillë, në emër të të gjithë prelatëve, e shprehu kardinali Kamillo Ruini, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, në fjalimin e hapjes së Këshillit të përhershëm të kësaj Konference. Përveç temës së kërcënimeve, që vijojnë të vijnë nga bota islamike, Hirësia e Tij preku edhe temat e krizës ndërkombëtare të kohëve të fundit si dhe problemet më aktuale italiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.