2006-09-19 19:35:46

Ja argumentet kryesore të programit të 19 shtatorit


Telegram ngushëllimi i Benediktit të XVI për vdekjen Motër Leonelës Sgorbatit, vrarë pas shpine nga fondamentalistët islamikë në Somali. “Gjaku i rregulltares katolike bëftë të lulëzojë vëllazëria e vërtetë ndërmjet popujve”, pohoi Papa.

Nga mbarë bota, shprehje solidariteti me Papën, pas saktësimeve lidhur me domethënien e fjalëve mbi Islamin shqiptuar në Regensburg. Shqetësim për kërcëime të Al Kaedës.

Në OKB të Gjenevës, imzot Tomasi, Vëzhgues i Selisë së Shenjtë, ndërhyri mbi fjalët e Papës shqiptuar në Regensburg: ato të Papës, pohoi, janë një impenjim i ripërtërirë për dialogun ndërmjet feve dhe refuzim i dhunës nga ana e të gjithë besimtarëve;

Ndërsa vijojnë reagime të kundërta në botën islame ndaj citimeve të Papës në fjalimin e Regensburgut. Komenti i fjalëve të Papës nga prof. Ernesto Gali della Loggia;

“Bota ka nevojë për një hov solidariteti në ndihmë të vendeve më pak të zhvilluara.” Thirrje në OKB e kryeipeshkvit Çelestino Miliore.

Sot u kremtua 160 vjetori i shfaqjes së Virgjërës Mari në La Salette të Francës.

Autoritetet indoneziane vendosën që të zbatojnë dënimin me vdekje të tre katolikëve, akuzuar për vrasjen e 200 myslimanëve në vitin 2000.

Duke shfletuar kalendarin, Kisha kremtoi sot festën e Shën Gjenarit, pajtor i qytetit të Napolit.







All the contents on this site are copyrighted ©.