2006-09-18 19:36:10

Sot u hap Arkivi Sekret i Vatikanit për periudhën që shkon nga 6 shkurti 1922 deri më 10 shkurt të 1939-ës.


(18.9.2006 RV)Duke nisur që sot, simbas dëshirës së Benediktit XVI, me rifillimin e veprimtarisë së Arkivit Sekret të Vatikanit dhe arkivave të tjera të Selisë Shenjte, pas pushimeve verore, hulumtuesit mund të marrin për konsultim dokumentet e papnisë së Piut XI. Bëhet fjalë për periudhën që shkon nga 6 shkurti 1922 deri më 10 shkurt të 1939-ës. Dokumentet do të lejojnë që të hidhet dritë mbi disa faqe historie deri më sot të pavërtetuara nga burime të tjera dhe që këto të lexohen jo më duke bërë hipoteza apo interpretime vetjake. Konsultimet e fondeve mund të bëhen pranë arkivit sekret të Vatikanit. Por ç’farë ndihme do t’u japë kjo nismë studjuesve? Mbi këtë flet Atë Giovanni Sale, S. J., redaktor historik i revistës “Civiltà Cattolica” dhe docent i historisë bashkëkohore pranë Universitetit Papnor Gregorian.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.