Duke shfletuar Kalendarin e 18 shtatorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Jozefin nga
Kopertino.
(18.9.2006 RV)Varfëria e jashtzakonshme e familjes dhe shëndeti i lig nuk e
lejuan të ndiqte rregullisht shkollën. E kështu, kur gati 18-vjeç shprehu dëshirën
të bëhej frat, shumë kuvende ku trokiti, nuk e pranuan, duke e gjykuar njeri me kulturë
të mangët, tepër naiv e injorant e sidomos, të çuditshëm, për shkak të disa fenomeneve,
në të cilat ishte protagonist. Shën Jozefi nga Kopertino, françeskan konventual, njihet
për ekstazat e papritura, që e bënin të shkëputej nga toka. Është edhe Pajtor i studentëve,
sepse i kaloi në mënyrë shembullore të gjitha provimet përgatitore të meshtarisë.
Sot, ditë e përkujtimit të festës së tij, në bazilikën që i është kushtuar, në
Ozimo, provinçë e Ankonës, u kremtua një Meshë solemne, kryesuar nga kardinali Pio
Lagi, prefekt nderi i Kongregatës për Edukimin Katolik. Benedikti XVI ka shpallur
ndjesën e plotë për të gjithë besimtarët që gjatë muajit shtator marrin pjesë fizikisht
ose shpirtërisht, në ndonjë kremtim në këtë shenjtërore Ekstazat e Shën Jozefit,
që e bënin të shkëputej nga toka, na flasin simbolikisht edhe ne, njerëzve të kohëve
moderne: besimtarët shikojnë tek ai, Shenjtin që i ndihmon të fluturojnë lart, në
qiellin e shenjtërisë.