2006-09-16 15:00:12

Mesazh i Benediktit XVI për Asamblenë e 61-të të OKB-së.


(17.9.2006 RV)Në mesazhin e Papës Benedikti XVI me rastin e hapjes së Asamblesë së 61-të të OKB-së, theksohet se Kombet e Bashkuara duhet të vijojnë impenjimin në favor të paqes në botë, për t’ iu përgjigjur kështu britmës së vendeve të varfëra. Duke pranuar se gjatë vitit të kaluar është shënuar një progres i dukshëm si në praninë, ashtu edhe në veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, Benedikti XVI shpreh besimin se riorganizimi i strukturave të OKB-së, i nisur me rastin e 60-të vjetorit të organizatës, do të nxisë më tej impenjimin për t’iu përgjigjur aspiratave të popujve të botës në rrugë zhvillimi.
Asambleja e 61-të e OKB-së pati një prolog me karakter shpirtëror. Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Pallatit të Qelqit në Nju Jork, kryeipeshkvi Çelestino Miliore, organizoi më 11 shtator, një takim urate, gjatë të cilit u lexua edhe mesazhi i Benediktit XVI, me nënshkrimin e kardinalit Sodano, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.