Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 24-të :Ta pranojmë në fe misterin e Krishtit.
(16.9.06. RV) Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit
të dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë
Hyjnore të dielës së 24-të gjatë vitit, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishstar. Leximet
biblike të kësaj së diele na flasin mbi Personin e Mesisë, në Krishtit na ndihmojnë
ta zbulojmë fytyrën e vërtetë të Zotit Dashuri e Shëlbues. Përmes pjesën ungjillore
të kësaj së diele Jezusi të gjithëve u bën një pyetje vendimtare: “Ju, kush thoni
se jam unë?” (Mk 8,29) Ta marrim seriozisht këtë pyetje e të mos mashtrohemi duke
thënë se jemi përgjigjur njëherë e përgjithmonë! Zotit nuk i përgjigjet me një “Po”
apo me një “Jo”: Zotit i përgjigjet me dhe tërë jetën. Pra, jeta jonë si i përgjigjet
pyetjes së Krishtit? Ta ndjekim pjesën e Ungjillit. Në pyetje të Jezusit përgjigjet
Pjetrit e thotë: “Ti je Krishti, ti je Mesia”(Mk 8,29). Me këto fjalë Pjetri e njeh
dhe pranon në Jezusin të dëguarin e Zotit, personalitetin për të cilin flasin Shkrimet
e Shenjta, personalitetin e mistershëm të pritur me shekuj nga Izraeli, personalitetin
për të cilin profetët në mënyrë të mrekullueshme patën parashikuar mijëra hollësira
të jetës së Tij. Mirëpo çfarë keqkuptimi fshehet në fjalët e Pjetrit! Feja e Pjetrit
nuk është ende e plotë e sidomos është tejet e ndotur. Në të vërtetë njerëzit e patën
rregulluar e sistemuar idenë e Mesisë ( ashtu sikur ne sot prentendojmë ta sistemojmë
sipas komoditetit tonë fenë në Zotin) dhe e patën reduktuar Mesinë në një udhëheqës
politik, në një revolucionar i thirrur t’i zgjidhë problemet tokësore të Izraelit. Jezusi
është i vetëdijshëm për këtë tradhtì dhe e lufton në emër të së vërtetës së Zotit.
Në rend të parë, Jezusi u kërkon apostujve të mos i thonë askujt se Ai është Mesia,
në mënyrë që në njerëz të mos ndizen e lindin shpresa të gabuara. E pastaj i zbulon,
i dëfton apostujve misterin e vërtetë të personit të Tij e këndej fytyrën e vërtetë
të Zotit: “ Filloi t’u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë” (Mk
8,31). Këtu kemi një lajmë, që ende sot e dallon krishtërimin prej të gjitha feve
tjera: Jezusi na bërë të ditur se Zoti është i durueshëm, se është kaq i përvujtë,
kaq i butë, kaq i mirë sa të lejojë të goditet e të mospërfillet nga njeriu. Madje,
në Krishtin, vet Zoti ka ardhë të vuajë për ne: e nga ai moment dhimbja njerëziore
ka marrë domëthenie, kuptim, vlerë, është rruga e shpëtimit, udha e shëlbimit. Nxënës
i Krishti nuk është ai që sikur Pjetrit di të shpall e kumtoi se Jezusi është Mesia,
Krishti, Biri i Zotit bërë njeri. Nuk mjafton na njosh: “kush do të vijë pas meje,
le t’i bjerë mohit vetvetes, ta marrë kryqin e vet e të më ndjekë pas”. Thotë Jezusi
në pjesën e ungjillit të kësaj së diele….. Në Meshën e Shenjtë që kremtojmë kemi mundësinë
t’i afrohemi Atij e të marrim pjesë në përmasën e vërtetë të jetës së Tij hyjnore.