2006-09-15 19:39:45

Në Vjenë vazhdojnë bisedimet për decentralizimin. Në Gjilan hidhet në erë makina e ministrit të brendshëm Fatmir Rexhepi.


(15.9.2006 RV)Sot në Vjenë u zhvilluan bisedimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe mbi decentralizimin në Kosovë dhe Mitrovicën. Në deklaratën e tij për shtyp, kryetari i delegacionit shqiptar Lutfi Haziri tha se pala kosovare i përmbahet skemës 5 plus një komunë të re, ndërsa serbët janë kthyer në qëndrimin e tyre të vjetër. Nga situata e brendshme, mbrëmë në Gjilan u hodh në erë makina private e ministrit të brendshëm të Kosovës z. Fatmir Rexhepi. Bomba e telekomanduar shkaktoi vetëm dëme materiale.







All the contents on this site are copyrighted ©.