2006-09-15 19:39:12

Duke filluar nga sot kardinali Tarçizio Bertone është sekretari i ri i Shtetit të Vatikanit. Gjatë ceremonisë të sotme në Kastel Gandolfo, Ati i Shenjtë falenderoi kardinalin Angjelo Sodanon për 15 vjetët e çmueshme të punës në krye të këtij dikasteri


(15.9.2006 RV)“Papa respekton islamin dhe promovon dialogun me myslimanët.” Saktësimi i zëdhënësit të Vatikanit Atë Federiko Lombardi në lidhje me keqinterpretimin e fjalimit të Atit të Shenjtë Benediktit XVI në Universitetin e Regensburgut, që po ngjall polemika në botën islamike.

 
Në Irak vazhdojnë vrasjet. Në Bagdad u gjetën gati 50 trupa të pajetë civilësh.

 
Sot në Vjenë në praninë e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës Albert Rohan, u zhvilluan bisedimet shqiptaro-serbe për decentralizmin dhe për çështjen e Mitrovicës. Po ashtu burimet zyrtare të Prishtinës njoftuan se në Gjilan u hodh në erë makina e ministrit të brendshëm Fatmir Rexhepi.

 
Duke shfletuar kalendarin, Kisha kremtoi sot festën e Zojës së Dhimbshme







All the contents on this site are copyrighted ©.