2006-09-13 17:56:11

“Thellimi i magjisterit shoqëror, përparësi baritore”: kështu i drejtohet Papa Kongresit latinoamerikan mbi Doktrinën shoqërore të Kishës.


(13.9.2006 RV)Në telegramin që Benedikti XVI u drejtoi pjesëmarrësve në Kongresin latinoamerikan e karaibik mbi Doktrinën shoqërore të Kishës, nënvizon rolin e laikëve dhe pohon se ata, besnikë ndaj misionit të tyre në Kishë e në botë, do të jenë tharm i shoqërisë.
E Kisha në shoqërinë latinoamerikane ndodhet para problemesh të mprehta si korrupsioni, varfëria, flukset e pakontrolluara të emigracionit, domosdoshmëria e thellimit të dialogut me mjediset politike. Misioni i saj është të japë kontributin e pazevendësueshëm në dritën e Doktrinës shoqërore, që vë në qëndër të çdo gjëje njeriun dhe dinjitetin e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.