2006-09-13 18:02:46

Duke shfletuar kalendarin e 13 shtatorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Gjon Gojartin.


(13.9.2006 RV)I njohur si një nga etërit e mëdhenj të Kishës së Lindjes, vdiq më 14 shtator të vitit 407 duke lënë pas shkrime, që ruajnë ende forcën me të cilën patën tërhequr dikur dëgjuesit. Prandaj në shekullin VI qe thirrur Gojartë. Shën Gjon Krizostomi, kryeipeshkëv i Kostandinopojës në vitin 398, ia kushtoi apostullimin e tij nxitjes së besimtarëve për të jetuar ndershmërisht, duke u përpjekur t’i mundë ligështitë njerëzore. Fliste shpesh për mëkatin, për të rizgjuar ndjenjën e përgjegjësisë, dëshirën për t’u ngritur përsëri në këmbë edhe pas rënieve, me forcën që buron nga Sakramentet.
Shtyllat e doktrinës së tij morale janë pendesa, lëmosha e pajtimi. Ajo që të bën për vete në predikimit e Shën Gjonit, është stili dhe aftësia e rrallë e gojtarit. Predikimet e tij nuk të lodhin, edhe pse nganjëherë tepër të gjata, sepse janë plot gjallëri, të lidhura ngusht me jetën konkrete, të pasura me vlera dhe ide të reja. Gjoni XXIII e zgjodhi Pajtor të Koncilit II të Vatikanit. Gjon Pali II, në enciklikën “Sollecitudo rei socialis” kujtoi atë që ka shkruar Shenjti, duke komentuar Ungjillin sipas Mateut për salltanetet e vendeve të kultit: “Kur mendon për të varfërit, nuk mund të të kënaqin zbukurimet e tepërta të Kishave dhe orenditë e çmuara të kultit hyjnor; përkundrazi, këto pasuri mund të shiteshin për t’u dhënë bukë, ujë, veshje e strehë atyre që nuk i kanë”.
Po cili është kontributi i posaçëm teologjik i Gjon Gojartit?
Përgjigje: - Teoria e pranimit, sipas së cilës Hyji vjen tek ne, sepse ne nuk mund të arrijmë deri tek Ai, është një nga kryeveprat e tij, një ndër pjesët më të rëndësishme të teologjisë së tij. Ndër homelitë, me përmbajtje të thellë ekzegjetike, e përqendron predkun kryesisht tek përdorimi i pasurive në dobi të shoqërisë.
Pyetje: - Ç’na mëson Shën Gjon Krizostomi?
Përgjigje: - Na mëson ta shikojmë Kishën si bashkësi, përmes përdorimit të pasurive në shërbim të të gjithë anëtarëve, përmes ndershmërisë morale e, sidomos, përmes predikimit dhe vënies në jetë të Dhjetë Urdhërimeve të Tënzot.
Pyetje: - Me ç’sy mund t’i lexojmë sot shkrimet e Shën Gjon Krizostomit?
Përgjigje: - Ashtu si në rastin e të gjithë etërve të Kishës, leximi i veprave të Shën Gjonit mund të jetë i nevojshëm për jetën shpirtërore të të krishterit, por duke pasur parasysh se rrethanat shoqërore e fetare në të cilat vepron Shenjti, ndryshojnë shumë nga ato të ditëve tona.
Pyetje: - A është e përhapur në Kishën bizantine ajo që njihet si liturgjia e Gjon Krizostomit?Përgjigje: - Kisha bizantine e ka nderuar kujtimin e Shenjtit duke ua lënë trashëgim pasardhësëve shkrimet e tij, duke ia promovuar kultin e duke ia paraqitur besimtarëve si shembull përshpirtërie, që meriton të ndiqet. Në një farë mënyre është bërë pajtor i liturgjisë që mban emrin e tij, që e përdori, ndonëse mendohet se nuk është krijuesi i saj.
RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.