2006-09-13 18:38:20

Ditën e sotme, të parafundit të vizitës së Tij në Bavari, Benedikti XVI ia kushtoi kujtimeve familjare.


(13.9.2006 RV)Sot pas dite Papa vizitoi varret e prindërve dhe qytezën e Pentlingut, ku pati banuar gjatë kohës kur ishte profesor në universitet. Paradite përuroi një organo të re në kapelën e vjetër të Regensburgut.

Mesazhi i Atit të Shenjtë Racinger Kongresit të II-të latinoamerikan e karaibik mbi Doktrinën sociale të Kishës, që po mbahet në Qytetin e Meksikos.

Filloi fushata botërore „Save the children“ për të sjell në bankat shkollore mbi 100 milionë fëmijë që nuk kanë mundësi shkollimi;

Në tre atentate sot në Baghdad kanë vdekur së paku 30 persona. Gjithnjë në kryeqytetin e Irakut janë gjetur 60 kufoma.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi, ka takuar sot presidentin grek Karolos Papulias. Të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se midis tyre nuk ekziston asnjë problem. Njëherit kanë theksuar rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Ndihmës nënsekretarja amerikane e Shtetit, znj.Rozmari Di Karlo dhe i dërguari i BE-së për Kosovën Shtefan Lehne, kërkuan sot nga Ekipi Negociator që ta ruajnë unitetin e deritashëm dhe të jenë konstruktivë në bisedimet e udhëhequra nga z.Ahtisari, në kohën e bisedimeve për statusin final të Kosovës

Duke shfletuar kalendarin kishtar, sot përkujtojmë Shën Gjon Gojartin RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.