2006-09-12 19:42:20

“Kombet e Bashkuara të përsërisin thirrjen për angazhim në paqen botërore, për t’iu përgjigjur britmës së vendeve të varfëra.” - mesazh i Benediktit XVI për asamblenë e 61 të përgjithshme të OKB-së, hapur dje në Nju Jork.


(12.9.2006 RV)Papa Racinger duke përfituar nga 61-vjetori i themelimit të Asamblesë shprehu me anë të këtij mesazhi shpresën e Tij, që “rishikimi i strukturave të kësaj organizate të ketë si rezultat përforcimin e angazhimit praktik për t’iu përgjigjur nevojave dhe aspiratave të popujve në zhvillim e sipër. Benedikti XVI bëri të ditur se lutet në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në asamble të mbështeten në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme lirie dhe paqeje për të gjithë familjen njerëzore. Mesazhi me firmën e Papës, u dërgua nga kardinali Sodani dhe u lexua nga përfaqësuesi i përhershëm i Selisë Shenjte pranë OKB-së Imzot Celestino Migliore.







All the contents on this site are copyrighted ©.