2006-09-12 19:42:55

Sulm ndaj ambasadës amerikane në Damask


(12.9.2006 RV)Sot ambasada e SHBA-ës në Damask, Siri, u sulmua nga një grup fondamentalist. Terroristët pasi zbritën nga makina e hodhën në erë atë dhe sulmuan rojet e ambasadës. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën dhe vranë katër nga atentatorët. Një u zu i gjallë. Nga shkëmbimi i zjarrit gjithashtu ra një polic. Deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër atentatin, por ambasadori sirian në Nju Jork, tha se autoritetet dyshojnë për një celulë të Al Kaedës. Ambasada amerikane në Siri është e mbyllur që nga koha e sanksioneve administrative vënë Damaskut dhe ka vetëm një përfaqësues, ndërsa Siria ka seli diplomatike të rregullt në SHBA-ës.







All the contents on this site are copyrighted ©.