2006-09-10 12:45:37

Lutja e Papës në Mariensäule (e shtunë 9 shtator). Teks i plotë.


(9.9.2006 RV)Paraardhësit tanë, në një periudhë trazirash, ngritën këtu, në zemër të qytetit të Munihut, shtatoren tënde, për të ta besuar qytetin e vendin. Në rrugët e tyre të përditshme deshën të të kishin gjithnjë pranë e të mësonin nga Ti si ta jetonin në mënyrë sa më të drejtë jetën e tyre; të mësonin nga Ti si të gjenin Zotin, duke gjetur kështu edhe harmoninë ndërmjet tyre. Ata të dhuruan kurorën dhe skeptrin, që asokohe ishin simbol i sundimit mbi vendin, sepse e dinin se në këtë mënyrë pushteti e sundimi do të ishin në duar të sigurta, në duart e Nënës.
Biri yt, pak para se të ndahej prej tyre, u tha nxënësve të vet: “Kush dëshiron të jetë i madh ndërmjet jush, do të bëhet shërbëtori juaj, e kush dëshiron të jetë i pari ndërmjet jush, do të jetë shërbëtori i të gjithëve”. (Mk. 10, 43s). Ti, në çastin vendimtar të jetës sate the: “Ja, jam shërbëtorja e Tënzot” (Lk. 1, 38) dhe e jetove jetën tënde si shërbim. Këtë vijon ta bësh në rrjedhën e shekujve të historisë. Ashtu si dikur, në Kanë, pate ndërmjetësuar heshturazi e me kujdes për çifin e ri, ndërmjetëson gjithnjë: merr mbi vete të gjitha shqetësimet e njerëzve dhe i çon para Zotit, para Birit tënd. Pushteti yt është mirësia. Pushteti yt është shërbimi.
Na mëso edhe ne – të mëdhenj e të vegjël, sundimtarë e shërbëtorë – ta jetojmë në këtë mënyrë pergjegjësinë tonë. Na ndihmo të gjejmë forcë për pajtim e falje. Na ndihmo të bëhemi të durueshëm e të përvujtë, por edhe të lirë e të guximshëm, siç ishe ti në orën e Kryqit. Ti mban ndër krahë Jezusin, Foshnjën që bekon, Fëmijën që është Zot i botës. Në këtë mënyrë, duke mbajtur Atë që bekon, u bëre Ti vetë bekim. Na beko ne, bekoje këtë qytet e këtë vend. Na e kallëzo Jezusin, frytin e bekuar të barkut tënd. Lutu për ne, mëkatnorë tash e në fill të mordes sonë. Amen!
 







All the contents on this site are copyrighted ©.