2006-09-09 16:46:45

Sot në Gjencano pranë Romës, bëri kushtet e përkohshme rregulltari i ri salezian shqiptar nga Kosova, Samson Pjetraj.


(08.9.06 RV)Mesha, gjatë së cilës u kremtua edhe liturgjia e kushteve , u kthye në një festë të vërtetë, në të cilën morën pjesë edhe prindërit e rregulltarit të ri, ardhur nga Kosova si dhe bashkëvëllezërit, salezianët Tomë Mihaj, ardhur me ketë rast nga Shkodra dhe Paulin Zefi, ardhur nga Kallmeti. Shtohen kështu, mbi gjakun e martirëve të rënë në shekuj në mbrojtje të fesë së krishterë, radhët e rregulltarëve shqiptarë. E kjo nuk mund të mos jetë festë për të gjithë bashkësinë katolike.Ja dëshmia e Salezianit të ri dhe të dy salezianëve tjerë shqiptarë:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.