2006-09-06 19:21:46

Shtyhet takimi ndërmjet Javier Solanës dhe Ali Larixhanit mbi çështjen bërthamore iraniane


(6.9.2006 RV)Çështja bërthamore iraniane sa vjen e bëhet më e ndërlikuar. Takimi i sotëm ndërmjet përfaqësuesit të lartë të BE-ian për politikën e jashtme Javier Solana dhe negociatorit iranian Ali Larixhani u shty. Ndërsa presidenti Ahmadinexhad akuzave të presidentit amerikan Xhorxh Bush se është një tiran, iu përgjigj se presidenti amerikan nuk është asgjë para Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.