2006-09-06 18:51:07

Ja argumentet kryesore të programit të 6 shtatorit


(6.9.2006 RV)“Në Krishtin njeriu shikon Zotin siç është”- kështu tha Papa gjatë audiencës së sotme të përgjithshme mbajtur në Vatikan. Benedikti XVI foli mbi figurën e Filipit Apostull dhe i ftoi besimtarët të luten për udhëtimin e tij në Bavari të Gjermanisë, nga 9 deri më 14 shtator, motoja e të cilit është: “Kush beson nuk është kurrë vetëm.”

Nesër bie XV-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë.

“Lumë i fuqishëm por i heshtur: në lëvizje drejt së ardhmes”. Ky është simboli i grave, të cilave sivjet u kushtohet Raporti i OKB-së 2006 për gjendjen e popullsisë në botë, paraqitur sot në disa kryeqytete të botës.

Nga Kisha në trojet shqiptare veçojmë kremtimin e festës liturgjike të Nënë Terezes dhe hapjen e kapitullit të Etërve françeskanë në Shkodër.

Në rubrikën radiofonike kushtuar së Lumes Nënë Terezë, ju propozojmë uratën: “Hapna sytë tanë, o Zot!”

Sulmet e aviacionit izraelit në Territoret e pushtuara vazhdojnë. Kofi Anan shpreh optimizëmin e tij për heqjen e embargos ajrore dhe detare vënë Libanit nga Tel-Avivi.

Shtyhet takimi i parashikuar për në Vjenë ndërmjet Javier Solanës, përfaqësues i lartë i BE-ian dhe Ali Larixhanit, negociator i Iranit për çështjen bërthamore.

Kancelarja Gjermane Merkel kritikon Iranin për sjelljen e tij dhe i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të mos rrijë duarkryq.

Duke shfletuar kalendarin liturgjik, Kisha përkujtoi sot Shën Oneziforin, nxënës i Shën Palit Apostull.







All the contents on this site are copyrighted ©.