2006-09-01 18:32:54

Në Irak viktima të reja, ndërsa Sudani refuzon helmetkaltërtit


(1.9.2006 RV)Në Irak tre policë u vranë sot paradite nga një shpërthim në jug të Bagdadit. Po sot amerikanët njoftuan për vdekjen e dy ushtarëve, plagosur nga një sulm në provincën e Al-Anbarit.

Sudani është i gatshëm “për t’u përballuar me ndërhyrjen ndërkombëtare” në Darfur, tha presidenti sudanez Ali Osman Taha, duke refuzuar kështu rezolutën 1706 të OKB-së për dërgimin e helmetkaltërtëve në zonën sudaneze të shkatërruar nga lufta civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.