2006-08-29 18:04:17

E lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë: “Gjithmonë e më të gjithë të jeni të njerëzishëm”!


(29.8.06. RV) Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Për sot, dëgjues të nderuar ju propozojmë një fragment nga në një letër e Nënë Terezës shkruar bashkëpunëtorëve, ku ajo i rekomandonte ata ta ushtronin mirësjelljen, të silleshin gjithmonë në mënyrë të njerëzishme në familje: “Jini të njerëzishëm me ata që ju rrethojnë. Preferoj të gaboni duke u sjellur me mirësi e respekt se sa të bëni mrekullira duke qenë të pasjellshëm, të panjerëzishëm. Shpesh, vetëm një fjalë, një shikim, një gjest i nxituar, mund të çojnë errësirë në zemër të atij që e duam”.
“O Zot, ma dhuro vështrimin e fesë,
në mënyrë që puna ime të mos bëhët e mërzitshme”.

“Përpjeku të bëhësh ashtu siç dëshiron të jetë vëllaut yt
e nuk do të kërkosh më që ai të jetë çka ti nuk je” – thotë Shën Agostini në një komentim të tij të Psalmeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.