2006-08-28 18:52:55

“Rihapja e urës mbi lumin Ibër varet nga faktori politik”- deklaroi zëdhënësi i SHPK


(28.8.2006 RV)“Rihapja e urës mbi lumin Ibër varet nga faktori politik”- tha për mjetet e informimit të Kosovës Veton Elshani, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës. Ura që lidh pjesën serbe dhe atë shqiptare të Mitrovicës, u mbyll të shtunën e kaluar pas incidenteve të ndodhura, por tani gjendja është e qetë në të dyja anët e lumit, e ndërsa shqiptarët kërkojnë hapjen e saj, serbët duan që ajo të mbetet e mbyllur deri në përcaktimin e statusit të Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.