2006-08-28 15:48:27

Thirrja e Papës gjatë Engjëllit të Tenzot për ruajtjen e natyrës e të mjedisit. Duke përkujtuar Shën Moniken e Shën Agostinin, Benedikti XVI ia besoi prindërit e krishtërë e të rinjtë.


(28.8.06RV) Shën Monika e djali i saj Shën Agostini “mund të jenë ngushllim e ndihmë e madhe për shumë familje edhe të kohës sonë”. Kështu pohoi dje Papa para lutjes së Engjëllit të Tenzot, në oborrin e Pallatit apostolik në Castelgandolfo, duke përkujtuar dëshminë e këtyre dy figurave shembullore, të cilat Kisha i kremtoi, dje e sot, në përkujtimin liturgjik.
Nënë e djalë, që kanë shënuar historinë e Kishës. Papa Benedikti XVI dje i përshkoi udhët e jetës së tyre: Monika, e lindur nga familja kristiane në Tagaste në Algjerinë e sotme, grua e nënë “shembullore”, diti të ndihmonte burrin të zbulonte fenë në Krishti, e duke mbetur e vejë shumë herët, iu përkushtua “me guxim rritjes dhe edukimit të tre fëmijëve, ndër të cilët Agostini, i cili në fillim e bëri të vuante me temperamentin e tij të panënshtrueshëm e rebel”. Sikur do të thoshte më vonë vet Agostini, - kujtoi Papa – nëna e tijj e lindi dy herë; lindja e dytë i kërkoi një mundim të gjatë shpirtëror, bërë prej lutjesh e lotësh, por së fundi u kurorëzua nga gëzimi duke e parë djalin jo vetëm të përqafonte fenë” por madje edhe duke u vënë “krejtësisht në shërbim të Krishtit”.
“Sa vështirësi ka edhe sot në marrëdhëniet familjare e sa nëna janë të shqetësuara sepse bijtë e tyre i marrim rrugët e gabuara!
“Monika, grua e urtë dhe e fortë në fe”,– nënvizoi Papa Racinger – i fton këto nëna “të mos e humbin guximin, por të jenë të qëndrueshme në misionin e tyre prej gruaje e nëne, duke mbajtur e ruajtur të patundur besimin në Zotin dhe duke u kapur kurdoherë me durim për lutje”.
“Sa i përket Shën Agostinit – shtoi Benedikti XVI – jeta e tij qe një kërkim i pasionuar i së vërtetës. Së fundi, jo pa vuajtje e mundime të brendshme, në Krishtin zbuloi kuptimin e mbramë e të plotë të jetës së vet dhe të mbarë historisë njerëzore”.
“Shën Agostini ndërmjetësoftë pranë Zotit për dhuratën e sinqertë e të thellë të takimit me Krishtin të të gjithë atyre të rinjëve që, të etur për lumturi, e kërkojnë atë duke përshkuar shtigje të gabuara e humben në rrugë të pa krye (rrugë qorre)”.
Monika e Agostini na thërrasin t’i drejtohemi “me besim Virgjërës Mari, selisë së Urtisë”, së cilës Ati i Shenjtë Racinger ia besoi prindërit e krishtërë e të rinjtë.
Pas lutja mariane, Benedikti XVI paralajmëroi temat e Ditës së ardhshme që Kisha në Itali do të kremtojë më 1 shtator – kushtuar ruajtjes e mbrojtjes së Krijimit, “dhuratë e madhe e Zotit që i nënshtrohet rreziqeve e stileve të jetës së njeriut që mund ta degradojnë”, duke komprometuar sidomos “ekzistencën e të varfëve mbi Tokë”.
“Në dialog me të krishterët e bashkësive të ndryshme fetare lypet të impenjohemi për të pasur kujdes ndaj krijimit ( natyrës), pa shkapërderdh burimet por duke i ndarë ato së bashku në mënyrë solidare”.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.