2006-08-28 17:04:45

Papa priti në audiencë private kancelaren gjermane Angela Merkel në Castel Gandolfo.


(28.8.06.RV) Liria e fesë, rrënjët e krishtëra të Evropës dhe Lindja e Mesme: këto janë temat që janë trajtuar nga Papa Benedikti XVI i cili sot paradite priti në audiencë private, në rezidencën verore në Castel Gandolfo, kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Duke takuar gazetarët, në mbarim të audiencës me Atin e Shenjtë Racinger, Angela Merkel tha se me Benediktin e XVI ka folur mbi argumente të ndryshme e në mënyrë të veçantë, mbi lirinë e fesë e rolin e Evropës. “Jamë e bindur – pohoi zonja Merkel – se lypet një identitet evropjan në formën e një kontrate kushtetuese e, sipas meje, kjo kontratë do duhej të ishte e lidhur me krishtërimin dhe me Zotin, me qënë se krishtërimi e ka formuar në mënyrë vendimtare Evropën”. Kancelarja gjermane ka deklaruar më tej se me Papën ka folur intensivisht për politikën botërore, për situatën në Lindje të Mesme e për atë çka bashkësia ndërkombëtare është bërë për Iranin.
Biseda e Angela Merkel me Atin e Shenjtë zgjati afër 40 minuta. Kancelarja gjermane, e cila di për pasionin që Benedikti XVI ka për muzikë, i ka dhuruar Papës një partiturë.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.