2006-08-26 13:26:19

Shenjtorët e Javës nga 27 gushti deri më 3 shtator sipas kalendarit kishtar.


(27.8.06. RV) Sot është data 27 gusht e kalendari i liturgjisë kremtoi të dielën e 21 gjatë vitit kishtar, e ndër shenjtorë përkujton shën Moniken, nënën e shën Agostinit;

Nesër, e henë me 28 gusht kalendari kishtar përkujton shën Agostinin, ipeshkëv i Iponës e doktor i Kishës;

Pas nesër, të martën më 29 gusht, bie festa e martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Gjithnjë më 29 gusht përkujtohet edhe shën Sabina, romake;

Të mërkurën e kësaj jave, më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin (Gëzimin) e shën Margariten Ward;

Të enjten më 31 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Raimondin Nonnato; shën Aristidin; shën Jozefin e Arimatesë e Nikodemin, nxënës të Zotërisë Jezus;

Të premtën e kësaj jave, më 1 shtator kalendari kishtar përkujton shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen.
Po në këtë ditë, kremtohet Dita për mbrojtjen e krijimit (natyrës). Po kujtojme se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e mujit, që besimtarët e krishtërë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

Të shtunën e ardhshme më 2 shtator, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i
shën Albertit e Vitit; shën Zenonit, martir i Nikomedisë.
Gjithnjë të shtunën e ardhsme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

Të dielën e ardhshme më 3 shtator, bie e diela e 22-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë. Në këtë ditë, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.