2006-08-26 13:22:12

Pasqyra e shkurtër javore nga aktiviteti i Papës e Selisë së Shenjtë


(27.8.06. RV) Benedikti XVI është gjithnjë në selinë verore të Papëve në Castelgandolfo, po nuk mungojnë aktivitete e takime të Papës me personalitete të ndryshme të botës dhe me bashkëpunëtorë të tij të afërt. Ashtu siç nuk ka munguar takimi i së mëkurës me besimtarë e shtegtarë të ardhur prej vendeve të ndryshme të botës për audiencën e përgjithshme me Papën.


E pikërisht në audiencën e përgjithshme të mërkurës së kaluar, duke vijuar katekizmin mbi figurat e Apsotujve, Benedikti XVI këtë herë trajtoi figurën e vegimtarit të Pamtosit, shën Gjonin Apostull. E më këtë rast, Ati i Shenjtë Racinger vuri në pah se “akoma sot vijojnë vuajtjet e Kishës në botë, e ashtu si mundimet e Jezusit, tregojnë egërsinë dhe mbrapshtinë e njeriut, por në anën tjetër dëshmojnë edhe ndërhyrjen shpëtimpruese të Zotit”. ”Kisha, ende sot është e persekutuar, e kërcënuar, pëson arrestime, vrasje, dënime, mohime të lirisë në shumë Vende të botës, e këto “vështirësi të rënda, këto moskuptime, e armiqësi” që pëson, janë vuatje të cilat Kisha “nuk i meriton”, “ashtu sikur vet Jezusi nuk i meritoi mundimet e tija”.
Këndej Benedikti XVI lëshoi një britmë të fortë dhimbjeje, por edhe shprese, për fatin e Kishës në botë: “në të vëretë, vuajtja - tha Papa duke shpjeguar profecitë e tekstit biblikt të librit të Zbulesës së shën Gjonit, - “nuk është ‘fjala e fundit’ në historinë e botës e të Kishës, por ‘një pik kalimi drejt lumturisë’ në jetën e vërtetë në Zotin”.


Po këtë javë që kaloi, Papa Benedikti XVI ka emruar drejtor të ri të Vrojtores (Observatorit) astronomike të Vatikanit, jezuitin e astronomin argjentinas, atë Josè Funes drejtor, 43 vjeç. Atë Funes zëvendëson jezuitin amerikan Goeroge Coyne.
“Eshtë gëzim i madh për mua të studioi e hulumtoi galaktikat , mrekullitë e gjithësisë”, pohoi drejtori i ri i Observatorit astronomik të Selisë së Shenjtë. “Shkenca e feja mund dhe duhet të bashkëveprojnë e të bashkëekzistojnë. Kisha nuk ka frikë nga shkenca e, konkretisht me Observatorin astronomik të Vatikanit Kisha promovon e vlerëson shkencën me cilësi të lartë”.


Nga Dikasteret e Selisë së Shenjtë, këtë javë kemi Mesazhin e Këshillit Papnor për Emigrantët me rastin e Ditës së ardhshme Botërore të Turizmit, që bie më 27 shtator.
« Turizmi është instrument i çmueshëm për promovimin njerëzor e takimet ndërmjet popujve e kulturave. Turizmi shndërrohet në pasuri të vërtetë « kur njeriun e konsideron dhe trajton si « thesarin më të çmuar që ekziston « : kështu shkruan mes tjerash Këshilli Papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve në Mesazhin për Ditën Botërore të Turizmit.


Feja dhe arsyeja ishin në qendër të reflektimit të kardinalit të Vjenës, hirësisë së tij Schonborn, në Meetingun e Riminit të Italisë, organizuar nga lëvizja kishtare ‘Comunione e Liberazione’. Raporti ndërmjet fesë, arsyes njerëzore e shkencës është trajtuar nga kardinali Schonborn, i cili nënvizoi se më shekuj “krijimi është treguar si zanafillë, si histori biblike”. Pastaj me ngjarjet e tezave shkencore mbi evolucionin biologjik të jetës, doli në pah një “situatë konkurruese” e prerë: evolucioni i Darwinit u bë alternativa e krijimit. Por për kardinalin e Vjenës, “shkalla e Darwinit dhe ajo e Jakobit nuk përjashtojnë njëra tjetrën”, “madje Ringjallja është pika e arritjes së evolucionit”. E kard. Schonbor pyet, pse sot shoqëria moderne nuk pasionohet aq lehtë nga debati shkencor e kulturor ndërmjet atyre që mbështesin tezat e evolucionit e të atyre që mbrojnë tezat e krijimit?. Nuk duhet harruar se shkenca dhe feja janë në shërbim të njeriut”RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.