2006-08-26 13:21:55

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 21 gjatë vitit kishtar “B”
A është jetë kjo që jetojmë?; Duam t’i shërbejmë Zotit!?


(26.8.06 RV) Ja leximet bilike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të së dielës:Joz 24,1-2.15-17.18; Ef 5,21-32; Gjn 6,60-69.
Të nderuar miqë, ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 21 gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik.
Pas fjalimit mbi bukën e jetës shumë e braktisen Jezusin. Pjetri në emër të dhymbëdhjetëve (apostujve) tha: “Zot, e te kush të shkojmë? Ti vetëm i ke fjalët e jetës së amshuar e ne kemi besuar se Ti je Shenjti i Hyjit”.
Këtë të diele gjendemi në epilogun ( përfundim) të bisedës mbi bukën e jetës që Jezusi mbajti në Kafarnaum, bisedë apo fjalim të cilin e kemi medituar për disa të diele më rradhë. Para shprehjeve të ashpëra e realiste që aludonin në misterin e papërfytyrueshëm të Eukaristisë, shuhet entuziazmi i shumë personave deri në largim e braktisje Jezusit nga ana e tyre, mirëpo në tjetrën anë bëhët gjithnjë më e vendosur feja, besimi I Apostujve të tij.
Mesazhi i Fjalës së Zotit i kësaj së diele duket jashtëzakonisht i qëlluar për epokën tonë. Sot njeriu nuk don të dëgjojë të flitet për Zotin, e as që interesohet ndopak. Njeriu gjithnjë më tepër është duke u bërë indiferent në fushën fetare, shpirtërore e pretendon të organizojë jetën e vet sikur Zoti të mos ekzistonte fare. Ka vendosur të mos të mos zgjedhë ndërmjet Zotit e surrogateve tjerë. Megjithëkëtë lëviz, kërkon. Eshtë e kotë të fshehet prapa hijes së një gishti, duke heq apo larguar problemin ose çështjen e marrëdhënies sonë me Zotin; është aty, e ne duhet ballafaqohemi, duhet të përcaktohemi pro apo kundër, nuk mund të mbesim indiferent para Zotit. Ky është kuptimi i pjesë së Ungjillit të kësaj së diele dhe i leximev biblike në përgjithësi. Duhet të bëjmë zgjedhjen e jetës. Të përcaktohemi për perspektivën e jetës së re të cilën na tregon e propozon Krishti, apo të tërhiqemi e të largomi prej udhës së jetës së vërtetë. Shën Pali në leximin e dytë të kësaj së diele, na fton t’i bindemi e t’i nënshtrohemi më gëzim Krishtit Zot, prej të cilin e kemi jetën e amshuar. Të zgjedhësh për t’i shërbyer Zotit do të thotë t’i shërbesh jetës. Kjo është zgjedhja që bëri Jozuehu e Izraelitet, që përjetuan fitoren e çlirimit e faljen e tokës që u dhuroi Zoti. “Sa për mua e për shtëpinë time, ne do t’i shërbejmë Zotit!” – pohon në leximin e parë Jozuehu. Po kështu në pjesën e Ungjillit kemi shembullin e përcaktimin e të zgjedhjes që bënë Pjetri me Apostujtë tjerë. Edhe ne jemi të thirrur t’i shërbejmë Zotit me sjellje, vepra e dashuri.







All the contents on this site are copyrighted ©.