Turizmi instrument promovimi njerëzor e takimi mes popujve e kulturave: kështu shkruan
Këshilli Papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve në Mesazhin e tij për Ditën Botërore
të Turizmit, që bie më 27 shtatorin e ardhshëm.
(25.8.06. RV) « Turizmi është pasuri « kur njeriu konsiderhet si « thesari
më i çmuar « dhe është instrument i çmueshëm për promovimin njerëzor e takim ndërmjet
popujve e kulturave: kështu shkruan Këshilli Papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve
në Mesazhin e tij për Ditën Botërore të Turizmit, që bie më 27 shtatorin e ardhshëm.
Në Mesazhin e nënshkruar nga presidenti i Këshllit të përmendur Papnor, kardinali
Renato Martino e nga sekretari imzot Agostino Marchetto, i bëhët thirrje personelit
të turizmit të marrin para sysh dhe ta përdorin këtë aspekt të vlerës së njeriut në
turizëm, duke e bërë si ndër prioritetet e aktivitetit të tyre për promovimin njerëzor.
Të udhëtosh « hapë mundësi të reja takimi, stimulon zhvillimin », por mund edhe
të provokojë « panik » e të sfidon « ndërgjegjën etike ». Këtë vuri në pah kardinali
Martino duke theksuar se falë « lëvizjes turistike » tashmë « të pandalshme », popujtë
mund të takohet me një lehtësi më të madhe. « Në mbarim të një udhëtimi – veçoi kardinali
– stimulohen ndjenjat e solidaritetit dhe mbetemi me përshtypjen se njerëzimi është
shumë më i pasur e i çmuar atëherë kur i hapim dritare tona ndaj të tjerëve, duke
mundësuar kështu njohjen e thesareve kulturore, historike, natyrore, njerëzore e shpirtërore
që çdo popull i ruan sa a shumë me gjelozi të madhe ». « Turizmi – përfundon kardinali
Martino – nxjerr në pah, një pasuri universale,që nuk e mohon as nuk e refuzon njeriun,
por e ia ruan gjurmë e historinë ».