2006-08-24 18:47:58

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë!
“Ambasadorë të Zotit !” lutja shkruar nga Pali VI për bashkëpunëtorët e Nënë Terezës.


(24.8.06. RV) Në rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, - dëgjues të nderuar – për sot kemi shkëputur një lutje që Papa Pali VI pati shkruar për bashkëpunëtorët e Nënë Terezës.
Siç dihet shtylla themeltare e shoqatës të bashkëpunëtorve të Motrave Misionare të Dashurisë ishte lutja. Ata e kishin për detyrë të luteshin çdo ditë në bashkim e përkim me motrat rregulltare, duke kërkuar prej Zotit hirin e bekimin e meritës për t’iu shërbyer të varfërve që shikoheshin e konsideroheshin si “ambasadorë të Zotit”. Ja lutja e tyre, shkruar nga papa Pali VI:
O Zot, na bëjë të denjë,
Ti shërbejmë të ngjashmit (afërmit) tanë
Në çdo pjesë të botës
Ku jetojnë e vdesin
në varfëri e në uri.
Jepu atyre sot, përmes duarve tona,
Bukën e përditshme ;
E përmes dashurisë sonë e mirëkuptimit tonë,
Dhurona paqen e gëzimin.
Amen.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.