2006-08-23 12:11:48

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë!
“Lutja për dashuri !” lutje që Nënë Tereza ia porosiste motrave të reja të kongregatës së saj.


(23.8.06. RV)RealAudioMP3 Në rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, - dëgjues të nderuar – për sot kemi shkëputur një lutje të cilën Nënë Tereza ia këshillonte motrave të reja, që kishin pak kohë në kongregaten e Misionareve të Dashurisë, për të zbatuar dashurinë e bamirësinë me: fjalë, vepra, mendime, dëshira, ndjenja, pasiqë Jezusi gjithmonë ka qenë i gatshëm t’u dhurojë të gjithëve dashurinë e vet. Ja lutja:
O Zoti im! Të dua me gjithë zemër e me gjithë shpirt
mbi çdo gjë tjetër,
sepse Ti je e mira e pambarueme dhe i denjë për tërë dashurinë time.
Fali të gjithë ata që më kanë fyer,
e i kërkoj falje të gjithë atyre që unë iu kamë bërë keq.
Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.