2006-08-22 14:44:44

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë!
“Shpirti Krishtit!” lutja tradicionale që kishte përzemër Nënë Tereza


(22.8.06 RV)Në rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, - dëgjues të nderuar – për sot kemi shkëputur një lutje tradicionale “Shpirti Krishtit” që shqiptohet pas Kungimit të Shenjtë, e cila lutje, me porosinë e Nënë Terezës është shtypur në librin e lutjeve të Misionareve të Dashurisë në gjuhën angleze, gjuhë zyrtare e bashkësisë misionare dhe të cilën Motrat e Nënë Terezës e lusin çdo ditë para të Shenjtnueshmit Sakrament.
Ta dëgjojmë
Shpirti i Krishtit, më shenjtëro mua.
Korpi i Krishtirt, më shëlbo mua.
Gjaku i Krishtit, deh më ngijë mua.
Uji i kraharorit të Krishtit, më pastro mua.
Mundimi I Krishtit, më forco mua.
O i ëmbli Jezus, më dëgjo mua.
Ndër plagë të tua më fsheh mua.
Mos lejo të ndahem prej teje.
Prej armikut të shpirtit më del zot mua.
Në fill të vdekjes sime ti më thirr mua.
E më urdhëro të vij te ti,
që me shenjtër të lëvdoj ty,
për gjithmonë e motit të jetës. Ashtu Qoftë!RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.