2006-08-19 14:08:59

Shenjtërorët e Javës së ardhshme sipas Kalendarit Kishtar:


Sot më 20 gusht, sipas kalendarit liturgjik, Kisha kremtoi të dielën e 20-të gjatë vitit kishtar e nga shenjtorët përkujtoi shën Bernardin e Kiaravalles, abat e doktor të Kishës; shën Samuelin, profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave rregulltare ‚Adhurueset e Gjakut tejet të Cmueshëm të Krishtit’ ;

Nesër, e hënë më 21 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Piun X, papë; shën Sidonin Apollinarë; shën Baldovinin e Rietit;

Të martën, më 22 gusht, kalendari liturgjik shënon përkujtimin e të Lumës Virgjërës Mari Mbretërësh; gjithnjë të martën e ardhshme bie edhe përkujtimi i shën Timoteut, martir romak; e shën Filipi Benicit;

Të mërkurën e ardhshme, më 23 gusht, bie festa e shën Rozës nga Lima, virgjër; shën Ciriakut e Arkelaut, martirë

Të enjten, më 24 gusht, kalendari kishtar përkujton festën e shën Bartolomeut, apostull; shën Gjovana Antida Thouret, virgjër, themeluese e Motrave të Dashurisë;

Të premtën e ardhshme më 25 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Ludivikut (Luigjit IX), mbret i Francës; shën Jozefin Kalasancio, meshtar, themelues i rregulltarëve ‚Skollopë’ ;

Të shtunën më 26 gusht, bie përkujtimi i shën Zefirinit, papë; shën Maksilimilianit, martir; shën Aleksandrit.

Të dielën e ardhshme, më 27 gusht, në të dielën e 21 gjatë vitit kishtar, bie festa e shën Monikes, nënës së shën Agostinit, ipeshkëv.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.