2006-08-18 19:17:53

Ja argumentet kryesore të programit të 18 gushtit


Një vit më parë, në Këln të Gjermanisë mbahej Dita Botërore e Rinisë, ishte udhëtimi i parë ndërkombëtar i Benediktit XVI-të. Mbi trashëgimin e këtij takimi rinor, flet imzot Angelo Comastri;

Papa priti sot në Catel Gandolfo kardinalin Roger Etchegaray, të dërguarin e tij të posaçëm në Liban, pas kthimit të tij nga misioni në Vendin e Cedrave;

Familja, vlerë e jashtëzakonshme për Kishën dhe shoqërinë, është tema e pjesës së sotme të intervistës që Benedikti XVI i dha më 5 gusht disa televizioneve gjermane e Radio Vatikanit.

Forcat izraeliane vazhdojnë tërheqjen nga jugu i Libanit, ku sot ushtarët libanezë kanë filluar kontrollin e kufirit me Izraelin. Në Liban sot është bërë varrimi i disa prej viktimave të Kanës.

Në Toronto përfundoi Konferenca e 16.të ndërkombëtare mbi SIDE-në me temën “Të kalojmë në veprim”, në të cilën morën pjesë 24 mijë delegatë të bashkësisë shkencore, të shërbimeve shëndetësore e të qeverive nga mbarë bota. Në plan të parë ishte përparimet e arritura deri më sot në fushën klinike, epidemiologjike e sociale.
 
Kalendari kishtar i 18 gushtit përkujton martirët e Ulpianës së Kosovës, shën Florin e Laurin

Vijojmë me rubriken ‘E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë” e tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.