Benedikti XVI priti në Castel Gandolfo kardinalin Roger Etchegaray, të dërguarin e
Tij të posaçëm në Liban, ish-kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësinë dhe Paqen dhe
të Këshillit Papnor 'Cor Unum'.
(18.8.06 RV)Kujtojmë se Kardinali Etchegaray porsa u kthye nga një vizitë në
Liban, ku ishte si i dërguar i posaçëm i Papës për t’i çuar atij populli të martirizuar
“shprehjen e afërsisë së Tij shpirtërore dhe të solidaritetit të Tij konkret dhe për
t’u lutur për ndjetin e madh të paqes”. Me 15 gushtin e kaluar, Kardinali Etchegaray
kremtoi, së bashku me Patrikun e Antiokisë të Maronitëve, Nasrallah Sfeir, një meshë
për paqen në Lindje të Mesme, në Shenjtëroren mariane libaneze të Harisës.