2006-08-15 18:47:12

Pjesa e dytë e intervistës së Papës Benediktit të XVI dhënë tri tv gjermane e radio vatikanit më 5 gusht e transmetuar të dielën në mbrëmje më 13 gusht.


(15.8.06 RV)Vijojmë me pjesën e dytë të intervistës së Papës Benediktit të XVI dhënë tri Televizioneve gjermane e Radio Vatikanit më 5 gusht e transmetuar të dielën në mbrëmje më 13 gusht. Intervista e Papës është marrë e ri-transmetuar në mbarë botën. Roli i gruas në Kishë, çështja e Sides dhe sfida e modernitetit, janë ndër argumentet që Ati i Shenjtë ka trajtuan në intervistën e tij të gjatë. Sot duam të ju ofrojmë pjesën e dytë të intervistës e pikërisht pjesën mbi dialogun ekumenik dhe elementin fetar në shoqëri.

2) Pyetje: Si Papë Ju jeni përgjegjës për Kishën në mbarë botën. Por
sigurisht vizita Juaj bën që vemendja të drejtohet edhe nga situata e
katolikëve në Gjermani. Tani, të gjithë vëzhguesit janë të një mendjeje se
atmosfera është e mirë, edhe falë zgjedhjes suaj si Papë. Por natyrisht
problemet e vjetra kanë mbetur, vetëm sa për të dhënë disa shembuj: ka
gjithnjë e më pak që praktikojnë besimin, gjithnjë e më pak pagëzime, e mbi
të gjitha gjithmonë e më pak ndikim në jetën shoqërore. Si e shihni Ju
gjendjen aktuale të Kishës katolike në Gjermani?

Benedikti XVI: Unë do të thosha se Gjermania i përket Perëndimit, edhe pse
me një ngjyrim karakteristik, dhe në botën perëndimore sot përjetojmë një
valë të një iluminizmi apo laiciteti, të ri e rrënjësor, quaje si të duash.
Të besosh është bërë e vështirë, sepse bota në të cilën jetojmë është e
përbërë vetëm nga ne, dhe në të, Zoti, si të thuash, nuk shfaqet
drejtëpërsëdrejti. Nuk pijmë ujë fill nga burimi por nga shtamba që na jepet
e mbushur e kështu me radhë. Njerëzit kanë ndërtuar një botë të tyren, dhe
të gjesh Atë (Zotin pra) në këtë botë është gjithmonë e më e vështirë. Kjo
nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por është diçka që vërehet në gjithë botën,
në veçanti në atë perëndimore. Nga ana tjetër Perëndimi sot ndeshet edhe me
kultura të tjera, në të cilat elementi fetar i paprekur është shumë i fortë,
dhe që janë të tmerruara nga ftohtësia, që takojnë në Perëndim kundrejt
Zotit. Dhe kjo prani e së Shenjtës në kulturat e tjera, edhe pse e mbuluar
në shumë mënyra, e prek sërish botën perëndimore, na prek ne, që gjendemi në
udhëkryqin e shumë kulturave. Dhe edhe nga thellësia e njeriut në Perëndim
dhe në Gjermani del në krye përsëri pyejtja e "diçkaje më të madhe". Shohim
se te rinia kemi kërkimin e asaj "më tepër", shohim se në një farë mënyre
dukuria e fesë - siç thuhet - kthehet, ani pse bëhet fjalë për një lëvizje
kërkimi shpesh të papërcaktuar. Por megjithëkëtë Kisha është përsëri e
pranishme, feja ofrohet si përgjigje. Dhe unë mendoj se pikërisht kjo
vizitë, sikurse edhe ajo në Këln, është një mundësi që të vërehet se të
besosh është diçka e bukur, se gëzimi i një bashkësie të madhe universale
zotëron një forcë tërheqëse, se pas saj ka një diçka të rëndësishme dhe se
së bashku me lëvizjet e reja kërkimtare ka edhe rrugë që të çojnë te besimi,
që na çojnë një palë drejt palës tjetër dhe që janë edhe pozitive për
shoqërinë në tërësinë e vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.