2006-08-14 18:47:41

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë !: “Shërbejë Zotit duke i shërbyer falas njeriut”: (14 gusht)


(14.8.06 RV)Vijojmë me rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Për sot kemi shkëputur disa fragmente të shkurta ku Nënë Tereza shpjegon ‘qëllimin e Kongregarës së Misionareve të Damshurisë’ që pati thelemuar dhe pse nuk intersohej kurrë për struktura shoqërore por vetëm për t’i shërbyer njeriut të vuajtur për dhasurinë ndaj Krishtit.
Dashuria e Zotit
“Qëllimi i Kongregatës sonë – thoshte e Lumja Nënë Tereza – është t’ia çojmë Zotin familjeve të të varfërve më të varfër, e ato t’i përcjellim tek Ai.
Pa rëndësi ka kush janë, prej nga vijnë, ç’etnie i përkasin e ç’vend zënë në shoqëri. Duam t’u dëshmojmë se Zoti ka mëshirë për ta, se i do”!
T’i shërbesh Zotit
“Në se një njeri ndjen se Zoti dëshiron nga ai shndërrimin e strukturave shoqërore, është punë për të e për Zotin e tij.
Të gjithë e kemi për detyrë t’i shërbejmë Zotit, atje ku e ndjemë se na thërret. Unë jam e thirru të ndihmoj njeriun, ta dua çdo njeri. Detyra ime nuk është të gjykoj institucionet: mua nuk më takon të gjykoj askënd.
Nuk mendoj kurrë për masat e njerëzve, por për njeriun konkret. Në se do të mendoja për masat, nuk do të filloja kurrë shërbimin. Më intereson njeriu! Besoj në takimin e njeriut me njeriun!.
Shërbimi falas:
“Që në fillim të misionit tim nuk kam kërkuar kurrë para. Desha t’u shërbeja të varfërve vetëm për dashuri të Zotit. Doja që të varfërit të merrnin falas, atë që të pasuirt e blejnë me para. Proftërinjtë indianë të përendeshës Kali, nuk e shikonin me sy të mirë misionin tonë. Por njëherë, ndodhi që njëri prej tyre u sëmurë: kishte sëmundje ngjitëse. Ne i shërbyem falas e mirë, sa qysh atëherë jo vetëm që nuk na shqetësuan më, por u bëmë bashkëpunëtorë e miq”.








All the contents on this site are copyrighted ©.