2006-08-12 15:21:55

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë !:Zoti përçon dashurinë e vet Hyjnore në tokë përmes bashkëpunimit tonë njerëzor ( 13 gusht)


(13.8.06)Vijojmë me rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Për sot kemi shkëputur nga fragment nga një përsijatje e Nënë Terezës, ku nënvizohet nevoja e bashkëpunimit të njeriut me planin shpëtimprues të Zotit. “Zoti përçon dashurinë e vet Hyjnore në tokë përmes bashkëpunimit tonë njerëzor ” – thotë e Nënë Tereza. Po ta dëgjojmë porosinë e saj.....


“Vetëm Zoti mund të dhuroi fenë;
Po ti, mund të japësh dëshminë tënde.
Vetëm Zoti mund të japë shpresë;
Po ti, mund të ngjallësh besim në vëllezërit e tu.
Vetëm Zoti mund të japë dashuri;
Po ti, mund ta mësosh tjetërin të dojë.
Vetëm Zoti mund të japë paqe;
Po ti, mund të mbjellësh bashkim e harmoni.
Vetëm Zoti mund të japë fuqi;
Po ti, mund të japësh mbështetje shpresëhumburve.
Vetëm Zoti është rrugë e vërtetë;
Po ti, mund t’ia tregosh këtë rrugë të tjerëve.
Vetëm Zoti është dritë;
Po ti, mund të bësh të shndrisë drita në sytë e të gjithëve.
Vetëm Zoti mund të bëjë gjithçka duket e pamundur;
Po ti, ti mund të bësh çka është mundur.
Vetëm Zoti s’ka nevojë për askënd e asgjë;
Po Atij i pëlqen të mbështetët në ty”! ( Nënë Tereza Gonxhe Bojaxhiu).











All the contents on this site are copyrighted ©.