2006-08-12 15:19:10

Nga Toka e Shenjtë deri në Afrikë, nga terrorizmi deri tek varfëria e uria, vëmendja e Papës Benediktit ndaj emergjencave humanitare të planetit.


(13.8.06 RV)Ja një pasyrë të shkurtër javore të aktivitetit të Papës dhe Selisë së Shenjtë:
Nga Toka e Shenjtë deri në Afrikë, nga terrorizmi deri tek varfëria e uria, vëmendja e Papës Benediktit ndaj emergjencave humanitare të planetit është permanente dhe thirrjet e tija të parreshtuar drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për një angazhim më konkret e më vendimtar mbështetur mbi të vërtetën e drejtësinë, për të ndalur e asgjësuar të keqën, dhunën, luftën e mjerimin, që kaq rëndë po e mundojnë njerëzimin.
Ati i Shenjtë Racinger i bën tirrje ndërgjegjjeve të njerëzve të të gjitha institucioneve që të ndërmarrit të gjitha masat për ti bindur palët në luftën e Libanit, që të heqin dorë prej armëve dhe përmes dialogut të arrihet armëpushimi i menjëhershëm e zgjidhja e drejtë dhe e qendrueshme e krizës që ka përfshirë Libanin dhe Lindjen e Mesme.
 
Të premtën e kaluar Papa Benedikti XVI emëroi kardinalin Roger Etchegaray, të Dërguarin e tij të Posaçëm në Liban, për t’i sjell popullsisë të sfilitur nga lufta, afërsinë shpirtërore e solidaritetin konkret të Papës.
Pra, Ati i Shenjtë Racinger, vazhdon ti përcjell “parreshtur zhvillimet e ngjarjeve tragjike të Lindjes së Mesme” dhe kërkon nga besimtarët e krishterë të vijojnë ti lutën Zotit për dhuratën e madhe kaq të nevojshme, të paqes”.
Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, në një deklaratë lidhur më misionin e të Dërguarit të Posaçëm të Papës në Liban, pohon se kjo vizitë, “është e natyrës fetare e parashikon, nëse do të jetë e mundur, edhe kremtimin e Meshës së Shenjtë”, të udhëhequr nga kardinali Etchegaray në “Shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Libanit në Harissa”, më 15 gusht në solemnitetin e ardhshëm të Zojës së Madhe, të të Ngjiturit të Marisë në Qiell, me pjesëmarrjen e kardinalit Pierre Nasrallah Sfeir. Patrikut të Antiohisë së Maronitëve.
Për të njëjtim qëllim – shton deklarata e Sallës së Shtypit të Vatikanit – në atë ditë. Më 15 gusht do të bëhën lutje në Bazilikën e Lajmërimit në Nazaret, gjatë kremitmit të Eukaristisë e cila do të bashkëkremtohet nga Përfaqësuesi Papnor në Izrael e Palestinë, imzot Antonio Franco, nga imzot Michel Sabbah, Patriku i Jerusalemit të Latinëve e të Ipeshkëvisë së katolikëve në Tokën e Shenjtë.

Të mërkurën e kaluar gjatë audiencës së përgjihshme në Vatikan, Papa Benedikti XVI edhe një herë kërkoi paqen për Lindjen e Mesme.“Armët të zëvendësohen me vullnetin e mirë, të krijohet besimi e të zbatohet respektimi i marrëveshjeve”, tha Papa pas katekizmit të audiencës së përgjithshem të mërkurën e kaluar në Vatikan dhe shtoi : “ Jo më njëri kundër tjetrit”, por mbi bazën e arsyes, të vullnetit të mirë, të respektit reciprok e të besimit, të punohet për zgjidhjen e “drejtë e të qëndrueshme” të konfliktit libanez.
Gjithnjë duke iu referuar konfliktit tragjik në zhvillim, Ati i Shenjtë Racinger propozoj edhe një herë fjalët e Papës Palit VI që në tetor të vitit 1965 i pati drejtuar OKB-së: “Jo më njëri kundër tjetrit, jo më, kurrë!.... Nëse doni të jeni vëllezër, lëshoni armët prej duarve tuaja”. Të gjithëve u përsëris thirrjen time të intensifikohet lutja për të fituar dhuratën e dëshiruar të paqes”.


Pra, dëgjues të nderuar, Ati i Shenjtë Racinger i bën thirrje vullnetit të mirë, besimit, respektit. Vlera njerëzore këto që përfundojnë e shkrihen në thellësinë e një vlere më të madhe, që e bën krishterimin fe unike (unicum): e kjo është ‘dashuria’ leximi 1 Gjn 4,16), sikur pohon Shën Gjoni Apostull, se ‘Zoti është dashuri’!. Pikërisht figura e këtij apsotulli ishte në qendër të katekizmit të audiencës së përgjithshme, që Papa po i kushton marrëdhënieve ndërmjet Apostujve e Kishës,
“Zoti është dashuri”. Eshtë fjala - shpjegoi Benedikti XVI – për një argument “karakteristik” jo vetëm në Ungjillin dhe Letrat e Gjonit, por për një “dhënë të veçantë” që karakterizon tërë fesë kristiane, e cila pikërisht për këte edhe dallohet prej feve tjera, në të cilat “ është shumë vështirë të gjesh tekste të kësaj natyre” në të cilat përcaktohet Zoti si Dashuri. Gjoni, vrejti Papa, nuk e trajton dashurinë e Zotit në mënyrë “abstrakte”, por “konkrete”, të “verifikueshme” nga çdo person, duke dalluar “tri momente” që e karakterizojnë: Dashuria, thelbi i vetë Zotit, hyrja e kësaj Dashurie në historinë njerëzore përmes Jezusit dhe “përgjigja e dashurisë” që njeriu është i thirrur të japë këtij Urdhëri të ri.
“Të kemi mirë para sysh se: nuk pohohet thjesht se “Zoti dashuron” e aq më pak se “dashuria është Zot”! Me fjalë tjera: Gjoni nuk përkufizohet në përshkrimin e veprimit hyjnor, por vijon e shkon deri në rrënjtë e saj. Mëtutje, nuk ka ndër mend t’i jap një cilësi hyjnore një dashurie të përgjithshme e, jo konkrete; nuk lartohet nga dashuria tek Zoti, por i kthehet drejtëpërsëdrejti Zotit për të përcaktuar natyrën e tij me përmasen e pakufijshme të dashurisë. Gjithçka Zoti bën, e bën për dashuri e me dashuri. Edhe pse jo gjithmonë mund ta kuptojmë se është dashuri, në realitet është dashuri e vërtetë”, tha Papa.


E natën ndërmjet të premtës e të shtunës së kaluar, është arritur marrëveshja e OKB-së mbi një rezolutë që do t’i jepë fund “sa më shpjet të jetë e mundur” konfliktit në Liban. Sipas marrëveshjes së miratuar në Nju Jork nga Këshilli i Sigurimit të OKB, pas më tepër se një muaji të konfliktit në Vendin e cerdave, pesëmëdhjetë mijë ushtarë helmetëkaltër të OKB do të shkojnë në jug të Libanin për të favorizuar e mbështetur kontrollin e ushtrisë së Bejrutit mbi zonat e Hezbollahëve, “në përkim me tërheqjen izraeliane” e ndaljen luftimeve.


Të premtën e kaluar, Papa Benedikti XVI i kërkoi presidentit të Indonezisë faljen për tre të krishterë të dënuar me vdekje në këtë Vend. Ekzekutimi i të cilëve ishte caktuar për ditën e djeshme. Ndërkohë, gjithnjë të premtën e kaluar, kreu i policisë kombëtare të Indonezisë njoftoi për shtyrjen, së paku prej gjashtë ditësh, të ekzekutimit të dënimit më vdekje të tre të krishterëve.
Në një telegram nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Sodano, Benedikti XVI i bëri thirrje presidentit, Yudhoyono “për motive humanitare e në dritën e posaçme të rastit në fjalë”, të nënshkruaj aktin e faljës e të ndalë ekzekutimin më vdekjeRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.