2006-08-11 19:02:42

Papa Benedikti XVI bën thirrje për faljen e tre të krishterëve të dënuar më vdekje në Indonezi, ekzekutimi i të cilëve është caktuar për nesër.


(11.8.2006 RV)RealAudioMP3 Në një telegram drejtuar presidentit të Republikës indoneziane, Susilo Yudhoyono, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angelo Sodano “për motive humanitare dhe në dritën e natyrës së veçant të rastit”, në emër të Papës, kërkon “aktin e faljes” për tre njerëzit e fesë katolike. “Duke bashkuar zërin tim me zëra tjerë – lexohet më tej në telegramin e Papës – dua të nënvizoi qendërimin e Kishës katolike se në disa raste është shpreh kundër dënimin me vdekje”. E një thirrje e fuqishme dhe e prerë për shpëtimin e jetës të tre të krishterëve përmes Bashkësisë së Shën Egjidit, është bërë edhe nga ipeshkvi i Manados, imzot Joseph Theodorus Suwatan, e nga liderët e Ulemave mysulmanë si dhe nga presidenti i Shoqatës së Kishave protestante.
Motivi i dënimit të këtyre tre të krishterëve në Indonezi- kundër të cilit dënim kanë protestuar më mijëra persona, duke kërkuar rishikimin dhe hapjen e procesit të “padrejtë” – pra motivi ka të bëjë me përgjegjësi të pandehura të tre katolikëve për pjesëmarrjen dhe organizmin e ndeshjeve ndëretnike, që patën shpërthyer në arqipelagun e Sulavezit, nga viti 1998 e 2001, gjatë cilave mbetën të vrarë 200 mysulmanë.
Në Xhakartë me mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë dhe po kërkojnë rishikimin e vendimit të padrejtë të gjykatës. Mbi këtë ngjarje, të dëgjojmë drejtorin e agjencisë AsiaNews. Atë Berndardo Cervellera:
“E vetmja shpresë është që presidenti Yudhoyono mund ti falë apo të bllokojë ezekutimin e këndej të rishikohet procesi. Dëshira e fundit e njërit prej tre të dënuarve më vdekje, Fabianus Tibo është pikërisht thirrja personale drejtuar presidentit. Ky i krishterë në thirrjen e tij thotë: “ Dëshira ime e mbarme është që ju të rishikoni procesin, sepse ne jemi dënuar padrejtësisht”.
E lidhur me thirrjet, janë mobilizuar jo vetëm bashkësia kristiane, por edhe shumë përfaqësues mysulman. Kjo është një shenjë uniteti që duhet nënvizuar…..
Në Indonezi ekziston një shoqatë e madhe, e cila përbëhët prej mysulmanësh të moderuar, që është i impenjuar vazhdimisht për një bashkëjetesë me të krishterët. Kjo shoqatë islame drejtohet nga ish presidenti indonezian, Abdul Rahman Wahidi, i cili prej kohësh punon pikërisht për rishikimin e procesit në fjalë. Mjerisht, duket se presidenti aktual, Yudhoyono nuk u vë veshin këtyre kërkesave e presioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.