2006-08-11 18:47:26

Ja argumentet kryesore të programit të 11 gushtit:


(11.8.06 RV)Papa Benedikti XVI bën thirrje për faljen e tre të krishterëve të dënuar me vdekje në Indonezi, ekzekutimi i të cilëve është caktuar për nesër.


Një thirrje për faljen e tyre është bërë edhe nga ipeshkvi i Manados, Imzot Joseph Theodorus Suwatan, e nga liderët e Ulemave myslimanë si edhe nga presidenti i Shoqatës së Kishave protestane.


Benedikti XVI emëroi kardinalin Roger Etchegaray si të Dërguar të Tij të Posaçëm në Liban.


Sot, një ditë pas zbulimit të atentateve në linjat ajrore që lidhin Anglinë me SHBA-së, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ës janë në gjendje alarmi


11 të vdekur nga bombardimet e sotme izraelite në Liban. Gjithashtu ushtria e Tel-Avivit vrau edhe 20 hezbollahë, ndërkohë që diplomacia ndërkombëtare është afër një zgjidhjeje për krizën.


Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike kremtoi sot Shën Kjarën e Asizit.


Rubrika e përditshme radiofonike:“E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë”: Nuk ka rëndësi sa shumë gjëra bëjmë, po me sa dashuri veprojmë – thotë Gonxhe Bojaxhiu.







All the contents on this site are copyrighted ©.