2006-08-11 19:08:36

Benedikti XVI ka emëruar kardinalin Roger Etchegaray, si të Dërguar të Tij të Posaçëm
në Liban për t’i sjell popullsisë të sfilitur nga lufta, afërsinë shpirtërore të Papës.


(11.8.06 RV) Pra, Ati i Shenjtë Racinger, “që parreshtur përcjell ngjarjen tragjike të Lindjes së Mesme”, i ka kërkuar kardinali Etchegaray, të shkojë në Liban si i Dërguar i Posaçëm “për t’i shpreh afërsinë shpirtërore e solidaritetin konkret të Papës me popullsitë e munduara nga lufta dhe për t’u lutur për qëllim e dëshirën e madhe të paqes”. Kështu njoftoi Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Vizita, lexohet në komunikatën e Vatikanit, “është e natyrës fetare e parashikon, nëse do të jetë e mundur, edhe kremtimin e Meshës së Shenjtë”, të udhëhequr nga kardinali Etchegaray në “Shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Libanit në Harissa”, më 15 gusht në solemnitetin e ardhshëm të Ngjitjes së Marisë në Qiell, me pjesëmarrjen e kardinalit Pierre Nasrallah Sfeir. Patrikut të Antiohisë së Maronitëve.
Për të njëjtim qëllim – përfundon deklarata e Sallës së Shtypit të Vatikanit – në atë ditë do të bëhen lutje në Bazilikën e Lajmërimit në Nazaret, gjatë kremitmit të Eukaristisë e cila do të bashkëkremtohet nga Përfaqësuesi Papnor në Izrael e Palestinë, imzot Antonio Franco, nga imzot Michel Sabbah, Patriku i Jerusalemit të Latinëve e të Ipeshkëvisë së katolikëve në Tokën e Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.