2006-08-10 17:54:47

Londra asgjësoi planet e sulmeve terroriste kundër avionave në fluturim për në SHBA: janë arrestuar 21 persona, kryesisht mysulmanë britanikë.


(10.8.06- RV)Gjendje alarmi në Britani të Madhe sot pas lajmit se Scotland Yard-i dhe shërbimet sekrete angleze zbuluan një varg atentatesh organizuar në linjat ajrore që lidhin këtë vend me SHBA-ës. Terroristët kishin arritur të kalonin nëpër kotrollet doganore eksploziv të lëngët e të pakapshëm nga metal-detektorët. Sipas burimeve policore po përgatitej një masakër e madhe ajrore, shumë më e madhe dhe më katastrofike se ajo e 11 shtatorit.
Gjatë natës policia britanike arrestoi 21 persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë i njohur ende. Bëhet fjalë sidoqoftë për myslimanë britanikë, disa nga të cilët me origjinë nga Pakistani. Në shtëpitë e tyre njoftuan burimet policore u gjetën materiale që mund të ishin përdorur për sulme terroriste. Ndërkaq në aeroportet angleze orarët e fluturimeve kanë ndryshuar duke shkaktuar pritje të gjata për udhëtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.