2006-08-10 17:45:42

Izraeli autorizon zgjërimin e ofensivës në Libanin jugor. Në terren situata është gjithnjë më kritike.


(10.8.06 RV)Edhe pse trupat izraelite u tërhoqën gjatë natës nga disa fshatra prapseprapë aviacioni i vijoi sulmet ajrore. Dje këshilli i sigurisë i qeverisë izraelite miratoi vendimin për zgjerimin dhe depertimin e ofensivës në brendësi të Libanit deri në 30 kilometra nga kufiri, por tani për tani ushtria vendosi ta pezullojë mësymjen e re për t’i dhënë kohë diplomacisë të veprojë.
Por diplomacia është ende larg arritjes së një kompromisi. Sot në Pallatin e Qelqtë u diskutua përsëri propozimi francez për tërheqjen e shkallëzuar të izraelitëve. Ndërkaq raketat hezbollahe vazhdojnë të bien mbi Izrael, kurse udhëheqësi i hezbollahëve Nasrallah, kërcënoi përsëri se do ta kthejë jugun e Libanit në një varrezë izraelitësh.
Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve libaneze, deri tani lufta ka shkaktuar 1000 të vdekur, 30% e të cilëve janë fëmijë nën 12 vjeç.







All the contents on this site are copyrighted ©.