2006-08-10 17:43:46

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë:" Jezus, në zemrën time,
unë besoj në dashurinë tënde"!


RealAudioMP3 (10.8.06 RV)Sipas Nënë Terezës, vetëm Dashuria e Zotit mund ta shërojë zemrën e njeriut nga urrejtja. Vetëm Drita e Dashurisë Krishtit mund ta shndrisë mendjen e njeriut për të hequr dorë nga dhuna, vetëm me Hirin e Zotit, njeriu mund t’i përballoj rreziqet e shpirtit e të shëlbohet. Këtë porosi, Nënë Tereza u jepte motrave të veta duke i thirrur të përforcoheshin përherë e më shumë në Dashurinë Jetëdhënëse të Krishtit Zoti dhe me ndërmjetësimin e Nënës Qiellore,Vigjërës Mari, të ecinim gjurmëve të Mësuesit Hyjnor, duke i dëshmuar dashurinë Hyjnore të afërmit, e sidomos më të varfërve ndër të varfër.

Jezus, në zemrën time,
unë besoj në dashurinë tënde të dhimbshme për mua,
unë të dua.
Sepse unë të përkas Ty,
Unë dua të jap gjithçka timen për Ty.
Më përdor plotësisht.
Më ndaj copë copë.
Cdo pjesë do të jetë jotja.
O Shën Mari, ma jep zemrën tënde kaq të mrekullueshme,
kaq të pastër, kaq të papërlyer,
zemrën tënde kaq të mbushur me dashuri e përvuajtëri
sa të më bëjë të denjë për të marrë në zemër Jezusin
me anë të Bukës së Jetës dhe ta dua Atë
ashtu si e do ti dhe t’i shërbej
në pamjet e çpërfytyruara të të varfërve. (Nënë Tereza)







All the contents on this site are copyrighted ©.