2006-08-09 18:31:42

Ja argumentet kryesore të programit të 9 gushtit:


RealAudioMP3 “Armët të zëvendësohen me vullnetin e mirë, besimin dhe respektimin e marrëveshjeve.” Kjo ishte thirrja e re e Papës për paqe në Liban gjatë audiencës së përgjithshme të sotme në Vatikan, katekizmin e së cilës ia kushtoi fjalëve të Gjonit Apostull “Zoti është dashuri”.


Sot në Liban pati afro 10 të vdekur nga sulmet izraelite kundër shtabit të hezbollahëve. Ndërkaq Franca dhe SHBA-ës po punojnë për një plan të ri për paqen.


Nga kisha në trevat shqiptare, ndalemi tek vizita baritore e kryeipeshkëvit të Shkodrës Imzot Angelo Massafra në zonat e thella të Dukagjinit si edhe tek bekimi i gurit të themelit të kishës së re kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë në Porto Romano, në Durrës. Të dielën, në lagjen Spitallë, po në Durrës, u kremtua edhe mesha e parë.


Duke shfletuar kalendarin Kisha katolike kremtoi sot Shën Terezë-Benediktën e Kryqit, në shekull Edith Stein, martire karmelitane.


Rubrika e përditshme radiofonike:“E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë”







All the contents on this site are copyrighted ©.