2006-08-08 17:49:38

Nga historia e Libanit


1920
Konferenca e Sanremos i ofron Francës mandatin mbi Sirinë dhe Libanin. Shpallja e shtetit të madh të Libanit.
1926
Këshilli Përfaqësues libanez miraton Kushtetutën. Libanin bëhet “Republika Libaneze”.
1940
Libani kalon nën kontrollin e Francës së Vichy-së
1941
Forca britanike dhe franceze hyjnë në Liban dhe marrin kontrollin e vendit.
1943
Libani shpall pavarësinë. Bishara Khoury bëhet president i vendit, ndërsa Riad Solh kryeministër. Parimet e qeverisjes gjenden në Paktin Kombëtar jo të shkruar që parashikon një ndarje të drejtë etnike të posteve qeverisëse. Të krishterëve maronitë u jepet presidenca e republikës dhe komanda e ushtrisë, myslimanëve sunitë kryeministria dhe myslimanëve shiitë presidenca e Parlamentit. Edhe zgjedhjet e dhomës së deputeteëve u nënshtrohen rregullave të palëvizshme, të cilat garantojnë një përfaqësim etniko-fetar të të gjithëve me përparësi të krishterëve, që aso kohe përbënin shumicën. Numri i të krishterëve me kalimin e kohës do të vijë gjithnjë në zbritje dhe ai i myslimanëve në rritje.
1944
Protokolli franko-libanez njeh pavarësinë e Libanit.
1946
Trupat franceze largohen. Themeluesi i Partisë Kombëtare Liberale me orientim filoperëndimor Camille Chamoun zgjidhet president i Republikës.
1948
Libani merr pjesë në luftën kundër shtetit të porsaformuar të Izraelit. Nis vala e parë e refugjatëve palestinezë.
1957
Presidenti Chamoun nënshkruan doktrinën Eisenhower, që për disa përbën shkelje të Paktit Kombëtar që sanksiononte asnjanësinë e Libanit përballë perëndimit (me të cilin të krishterët e ndjenin vetën të lidhur ngushtë) dhe përballë botës arabe për të cilën myslimanët libanezët kishin simpati.
1958
Në Irak revolucioni shkatërron monarkinë Hashemite. Në Liban shpërthen lufta civile por ushtria mbetet asnjanëse. Shtetet e Bashkuara dërgojnë 5000 marinsa në Bejrut dhe presidenti Chamoun lë postin e presidentit. Zëvendësohet nga komandanti i ushtrisë Fuad Chebab.
1964
Chebab lë presidencën dhe zgjidhet Charles Helu, që trashëgon një situatë të shëndoshë si në planin politik ashtu edhe në atë ushtarak. Mbeten jashtë ligjit partitë filosiriane, vëllezërit myslimanë dhe partia komuniste. Me nismën e Lidhjes Arabe lind Organizata për Çlirimin e Palestinës. (OLP)
1967
Me luftën e 6 Ditëve Izraeli triumfon mbi vendet arabe duke i marrë Sirisë Golanin, Jordanisë krejt Cisjordaninë dhe Egjiptit Sinain. Refugjatë të tjerë palestinezë mbrrijnë në Liban për të krijuan bazat e tyre kundër izraelitëve.
1968
14 qershor. Izraelitët kryejnë raprezaljen e parë në Liban në fshatin shiit Meiss el Jabal.
28 dhjetor. Sulm ajror izraelit kundër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit si raprezalje për atentatin e 25 dhjetorit të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (FPLP) me prirje marksiste-leniniste, kundër shoqërisë izraelite të fluturimeve El Al në Athinë. Gjenerali De Gaulle dekreton embargon mbi furnizimin me armë franceze për Izraelin.
1969
3 nëntor. Nënshkruhet Marrëveshja e Kajros ndërmjet Jaser Arafatit, udhëheqës i OLP dhe Gjeneralit Emile Boustany, kryekomandant i ushtrisë libaneze. Kjo marrëveshje i lejon OLP-së të përdorë disa pjesë të territorit të Libanit jugor për guerrilje antiizraelite në këmbim të respektimit të sovranitetit të Libanit nga ana e palestinezëve të ardhur si refugjatë.
1970
Shtator.
Ushtria jordaneze asgjëson praninë ushtarake dhe politike të OLP-së në Jordani. Kjo ngjarje do të hyjë në histori si “shtatori i zi”. Shtabi i Përgjithshëm i OLP-së shpërngulet në Liban.
13 nëntor.
Hafez Al-Assad merr fuqinë në Damask. Fillon kështu diktatura 30-vjeçare siriane.
1973
Rifillojnë luftimet ndërmjet ushtrisë libaneze dhe palestinezëve, ndërsa Siria mbyll kufijtë me Libanin
17 maj.
Nënshkruhet Protokolli i Melkartit që synon rregullimin në detaje të aktivitetit të OLP-së në Liban dhe ndalimin e operacioneve terroriste palestineze që nisen nga trualli libanez.
6-25 tetor
Lufta e Kippurit ndërmjet Sirisë dhe Egjiptit nga një anë dhe Izraelit nga ana tjetër. Konflikti nuk do të sillte asnjë ndryshim territorial. Çmimi i naftës do të rritej me 17% përqind si ndëshkim i vendeve arabe ndaj atyre perëndimore.
1975
13 Prill.
Incidentet e Ain Remmaneh që shënjojnë fillimin e konfliktit të ri libanez. Pas vrasjes së disa falangistëve të krishterë, militantët e krishterë vënë në shënjestër një autobus që transporton palestinezë dhe libanezë të Frontit të Çlirimit Arab, mbështetur nga Iraku. Autobusi kalon pikërisht afër vendit të incidenteve. Udhëtarët vijnë nga kampi i refugjatëve palestinezë të Sabrës dhe shkojnë drejt atij të Tel Al-Zaatarit. Viktimat e autobusit do të jenë afro 30. Në të njëjtën ditë incidentet shtohen në të gjithë Bejrutin në mënyrë të rrufeshme.
1 korrik.
Masakra e parë ndaj civilëve të krishterë nga ana e palestinezëve dhe aleatëve të tyre libanezë në El Kaa, në luginën e Bekaasë.
1976
14-15 janar.
Pas masakrave në kampet palestineze të Quarantaine (afër Bejrutit) dhe të Dbayè-së Jaser Arafati dhe aleatët e tij libanezë i kërkojnë Sirisë të ndërhyjë. Siria dërgon 2000 ushtarë.
20 janar
Masakër ndaj të krishterëve në Damur.
31 maj.
Trupat siriane hyjnë zyrtarisht në Liban.
22 qershor
Forcat e krishtera maronite sulmojnë kampet palestineze në lindje të Bejrutit.
20 qershor - 12 gusht
Masakër ndaj palestinezëve në bazën e tyre në Tell Al Zaatar, kamp refugjatësh, simbol i rezistencës palestineze, me një popullsi prej 20 mijë banorësh dhe e pajisur deri edhe me bateri raketash sovjetike Sam 7. Masakra e tmerrshme, e kryer nga të krishterët me përkrahjen e ushtrisë siriane, nuk bëri dallime ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve. Siria në këtë rast i ndihmoi të krishterët sepse kishte frikë se mos një afirmim i mundshëm i palestinezëve në Liban në aleancë me forcat përparimtare druze dhe myslimanët libanezë mund të krijonte një situatë të rrezikshme për interesat gjeopolitike të presidentit Assad. Rasti i Jordanisë ku fuqia e Mbretit Hysein u godit rëndë nga prania e palestinezëve ishte një lloj paralajmërimi edhe për sirianët.
1977
Vritet udhëheqësi druz Kamal Jumblatt, edhe ky armik i të krishterëve. Menjëherë i merret haku.
1978
Tri ditë pas një sulmi palestinez në rrugën Haifa — Tel-Aviv, Izraeli hyn në Liban për një operacion të kufizuar dhe për të krijuar një “brez sigurie”.
19 mars
OKB-ja i kërkon Izraelit të tërhiqet nga Libani. Kombet e Bashkuara miratojnë gjithashtu edhe krijimin e forcës UNIFIL me rezolutën nr.425 për “të sanksionuar tërheqjen izraelite, rivendosjen e paqes, sigurinë ndërkombëtare dhe për të ndihmuar qeverinë libaneze të rivendosë autoritetin e vet real në atë zonë”.
1981
20 prill
Artileria izraelite bombardon Tirin dhe Sidonin.
1982
25 shkurt
Këshilli i Sigurisë i OKB-së vendos të rrisë deri në 1000 vetë numrin e forcave UNIFIL në Liban.
9 maj
Për herë të parë nga armëpushimi i 24 korrikut 1981, Izraeli bombardohet nga artileria palestineze si hakmarrje për sulmet ajrore mbi Jeruzalem.
6 qershor
Izraeli pushton Libanin jugor.
16 shtator
Falangistët e krishterë hyjnë në kampet palestineze të Sabrës dhe Chatilës duke vrarë më tepër se 1000 vetë. Ishte ushtria izraelite ajo që duhej të kishte mbikqyrur sigurinë e kampeve palestineze. Opinioni publik izraelit reagon me indinjatë ndaj këtij krimi, gjë që do të bëjë ministrin e mbrojtjes Ariel Sharonin dhe shefin e shtatmadhorisë Eytanin, të japin dorëheqjen.
21 shtator
Amin Gemayel zgjidhet president i Libanit
1983
Përleshjet ndërmjet fraksioneve në Liban vazhdojnë. Sulmohen edhe forcat ndërkombëtare.
17 maj
Qeveria libaneze dhe ajo izraelite nënshkruajnë një marrëveshje për tërheqjen e trupave izraelite, marrëveshje që kundërshtohet nga Siria e cila, ndërkaq dëbon Jaser Arafatin nga Damasku. Si pasojë shtohen përleshjet ndërmjet druzëve dhe falangistëve, dhe brenda rezistencës palestineze, ndërmjet mbështetësve të Arafatit dhe filosirianëve.
13 tetor
230 - 241 marines si edhe 88 parashutistë vriten në shpërthime të ndryshme. Në të njëjtën kohë rifillojnë përleshjet ndërmjet filosirianëve dhe mbështetësve të Jaser Arafatit.
1984
20 shtator
Grupet islamike filokomeiniste hedhin në erë ambasadën amerikane në Bejrutin Lindor. Vriten 16 persona.
1985
Janar
Grupet falangiste të krishtera ndeshen ndërmjet tyre, ndërsa Siria konsolidon praninë e saj në veri të vendit.
1988
Presidenti Gemayel emëron kryeministër gjeneralin e krishterë Michel Aoun.
1989
Mars
Gjenerali Aoun shpall luftën çlirimtare nga pushtimi sirian.
1990
Trupat besnike të Aounit dorëzohen. Gjenerali vetë kërkon strehim politik në Francë. Formohet një qeveri pajtimi kombtar, me të krishterë dhe myslimanë, e drejtuar nga Omar Karamé, mysliman sunit, me prirje siriane.
1991
Dekretohet ligji për shpërbërjen e të gjitha grupeve guerrilase libaneze dhe jo libaneze, ndërsa në Damask nënshkruhet një traktat që në të vërtetë e shndërron Libanin në një protektorat të Sirisë. Pjesëmarrja e Sirisë në luftën e Gjirit Persik kundër Saddam Hyseinit, i garanton presidentit Assad prestigjin dhe mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare për të imponuar një “pax siriana” në Liban
2000
Maj
Izraeli tërhiqet krejtësisht nga Libani jugor.
2005
Shkurt
Vritet me atentat ish-kryeministri libanez Rafik Hariri. Opinioni publik libanez akuzon shërbimet sekrete siriane se kanë gisht në vrasjen e tij.
Si pasojë, ushtria siriane tërhiqet përfundimisht nga Libani.







All the contents on this site are copyrighted ©.