2006-08-06 16:00:07

Thirrje e re e Papës për paqen në Lindje të Mesme: askush të mos i shmanget detyrës së paqes.


(6.8.06.RV)Papa, sot gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tenzot në Castel Gandolfo, ka bër një thirrje të re paqeje “për popullsitë e Lindjes së Mesme të goditura e të tronditura nga lufta vëllavrasëse”: dhe ka përkujtuar se askush nuk mund t’i shmanget “detyrimit” të paqes, që është “angazhim që i takon të gjithë njerëzve vullnet mirë”.
Në festën e sotme të Shndërrimit të Krishtit mbi malin Tabor Ati i Shenjtë Benedikti XVI përsëri, edhe një herë e lartoi fuqishëm zërin e tij në favor të paqes në Liban e në Lindje të Mesme dh i ftoi të gjithë “t’i hapin sytë e zermës mbi misterit e dritës së Zotit” që fiton mbi “pushtetin e errësirës të së keqës”. Në festën e Shndërrimit të Jezusit mbi Tabor, Papa Racinger foli për dritën e jetës dhe errësirën e së keqës dhe. “Drita – pohoi Ati i Shenjtë – është shenjë që na dëfton dhe zbulon diçka prej Zotit: është si reflektim e pasqyrim i lavdisë së tij hyjnore” dhe përshkruan “vet esencën e Zotit”. “në fytyrën e Jezusit shkelqen rrezja e dritës hyjnore”, anticipim i Ngjalljes:
“Ngjallja e tij (Krishtit) e ka zhbij për gjithmonë pushtetin e errësirës të të keqit. Me Krishtin e ngjallur ngadhënjen e vërteta e dashuria mbi gënjeshtrën e mëkatin. Në Të drita e Zotit e përfundimisht e shndritë jetën e njerëzve e rrjedhën e historisë: ‘Unë jam drita e botës – pohon Ai në Ungjill -. Kush më ndjek mua, nuk do të ecë në errësirë, por do ta ketë dritën e jetës” (Gjn 8,12).
“Sa nevojë kemi, posaçërisht në kohën tonë – theksoi Papa – të dalim nga errësira e së keqës, për ta shijuar gëzimin e bijëve të dritës!”. E keqja, errësira janë lufta e dhuna: e Papa ia besoi ndërmjetësimit të Virgjëres Mari dhuratën e paqes për popullsitë e Lindjes së Mesme:
“E dijmë fare mirë se paqja para se gjithashështë dhuratë e Zotit, që duhet kërkuar me këmbëngulje përmes lutjes, por në këtë moment duam të kujtojmë se paqja është edhe angazhim i të gjithë njerëzve vullnet mirë. Prandaj askush të mos i shmanget kësaj detyre! Këndej, para konstatimit të hidhur se deri më tani nuk janë dëgjuar zërat që kërkonin armëpushimin e menjëhershëm në atë rajon të torturuar nga lufta, e ndjej urgjencën për të përsëritur e rinovuar thirrjen time në këtë kuptim, duke i kërkuar të gjithëve të ofrojnë kontributin e tyre aktiv për ndërtimin e një paqe të drejtë e të qendrueshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.