2006-08-04 18:53:31

Rubrika “E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë (4). Sot do të ndalemi tek një takim i organizuar në Londër e 'lutja për paqen’shqiptuar nga Nënë Tereza


(4.8.06 RV)Vijojmë me rubriken e përditshme radiofonike kushtuar figurës madhore, të Lumës Nënë Terezën në muajin e lindjes, gusht e të muajin e kalimit të saj në amshim, shtator.
Sot do të ndalemi tek një takim i organizuar në Londër, ku merrnin pjesë veprimtarëv të paqes nga mbarë bota, e Nënë Tereza me atë rast u zgjodh për të thënë një lutje të veçantë. E kishte shkruar Satish Kumar, një ndjekës i Gandit dhe e kishte titulluar ‘Lutje për paqen’. Kjo lutje, sipas autorit, e thënë me zemër të sinqertë, kthehet në energji shpirtërore.
Ja edhe lutja:


Më prij nga vdekja - në jetë,
nga pabesia - në besë,
më prij nga dëshpërimi - në shpresë,
nga frika në besim;
më prij nga urrejtja - në dashuri,
nga lufta - në paqe;
bëj që paqja t’i mushë përplot
zemrat tona,
botën tonë,
gjithësinë tonë.
Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.