2006-07-31 20:08:59

Një autobombë në xhami të Xhillalabadit, në Afganistan, 6 të vdekur.


(31.7.06 RV)Nisi sot në Afganistan mision i ri i trupave të NATO-s. Jugu i vendit do të kontrollohet nga 18 mijë efektiva të Forcës Ndërkombëtare të ndihmës për sigurinë i mbiquajtur ISAF. Këto do të zëvendësojnë trupat e koalicionit amerikan Enduring Freedom. E menjëhershme përgjigja e talebanëve, të cilët premtuan se do t’i presin ushtarët e rinj me atentate kamikazesh. Ndërkaq gjendja vijon të jetë e vështirë. Së paku 8 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën sot paradite nga shpërthimi i një autobombe para një xhamie në Xhalalabad, në provincën lindore të Ningarharit. Kurse dje, 30 luftëtarë talebanë mbetën të vrarë në përpjekje me trupat amerikane.


Edhe në Irak atentatet nuk kanë të sosur. Sot në mëngjes terroristët vranë me atentat një funksionar të shërbimeve sekrete qeveritare dhe përgjegjësin e xhamisë sunite të kryeqytetit. Po në Bagdad, 12 nëpunës të Dhomës së Tregtisë irakiano-amerikane u morën peng nga persona që mbanin uniformat e ushtrisë irakiane.


Këshilli i Sigurisë, i cili u mor sot me shqyrtimin e dosjes bërthamore iraniane, i dha afat Teheranit të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit brenda 31 gushtit. Në rast të kundërt OKB-ja do ta ndëshkojë këtë vend me sanksione ekonomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.