2006-07-28 20:47:59

Ja argumentet kryesore të programit të 28 korrikut:


RealAudioMP3 Papa Bendikti XVI përfundoi pushimet në Valle d’Aosta dhe u kthye në Castel Gandolfo, afër Romës. Ati i Shenjtë u largua nga Valle d’Aosta me premtimin se vitin e ardhshëm do të kthehet sërish.


Benedikti Xvi bërit thirrje përsëri për paqe në Lindje të Mesme e në Liban. Para se të nisej për në Castel Gandolfo Ati i Shenjtë tha: “Të mos heshtim. Të bëjmë të pamundurën t’u arrijë në vesh të pushtetshëmve thirrja për paqe.”


Në Liban numri i viktimave arriti në 600. Bombardimet izraelite kundër vendstrehimeve hezbollahe vazhdojnë.


Blair dhe Rice do të paraqesin propozimin për zgjidhjen e krizës. Sekretarja e shtetit amerikan do të kthehet nesër në Lindje të Mesme.


Kryeministri berisha priti sot në Tiranë nënsekretarin e punëve të jashtme të Italisë Famiano Cruccianelli-n.


Duke shfletuar kalendarin kishtar, sot me 28 korrik Kisha katolike kremtoi Shën Nazarin e Çelsin.


Po sot përkujtojmë dëshmitarin e patrembur të Ungjillit Atë Pjetër Meshkallën, jezuit shqiptar në 18-vjetorin e vdekjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.