2006-07-27 19:35:58

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Angelo Sodano, shpreh zhgënjimin e Selisë së Shenjtë për mosarritjen e armëpushimit në konferencën e Romës


(27.7.06 RV)Pas konferencës së djeshme ndërkombëtare mbajtur në Romë, kardinali Angelo Sodano u takua me kryeministrin libanez Fuad Siniora. Më pas kardinali Sodano në një intervistë dhënë gazetës “Corriere della sera” nuk e fshehu zhgënjimin e Selisë së Shenjtë për mosarritjen e marrëveshjes së armëpushimit në konferencë. Sidoqoftë Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Angelo Sodano, vlerësoi pozitivisht vendimin për dërgimin e ndihmave humanitare në Liban. “Gjendemi përballë një problemi humanitar të një rëndësie parësore, për zgjidhjen e të cilit të gjithë njerëzit vullnetmirë duhet të gjejnë një mënyrë bashkëpunimi. Duhet shpëtuar integriteti i Libanit, por sigurisht sot i duhet dhënë përparësi jetëve të njerëzve.” - tha në këtë intervistë kardinali Sodano.







All the contents on this site are copyrighted ©.