2006-07-27 19:00:40

Papa nesër kthehet nga Valle d'Aosta në Romë për të vijuar kalimin e kohës së verës në residencën papnore në Castel Gandolfo


(27.7.06 RV)RealAudioMP3 Pushimet e Papës Benediktit të XVI në Valle d’Aosta, filluar më 11 korrikun e kaluar, janë kah përfundimi: nesër pas dite Ati i Shenjtë do të kthehet në Romë për të vijuar kalimin e kohës së verës në residencën papnore në Castel Gandolo, afër Romës. Përshëndetja e Papës Racinger me personat që gjatë këtyre dy javëve janë përkujdesur për qendrimin e tij në malet e Valle d’Aostes, ka flluar qysh mbrëmë, kur Papa papritmas, deshti të merrte pjesë personalisht në një festë të vogël organizuar për nder të ish-drejtorit të Sallës së shtypit të Vatikanit, Joaquin Navarro Valls, pranë oratorit të Salezianëve në Les Combes. Mbi këtë ngjarje dhe përgatitjet e bashkësisë së kësaj zone malore për të përshendetur Papën, nga Le Combes na njofton i dërguari i Avvenires, Salvatore Mazza.


Po përgatiten në stilin tashmë të zakonshëm për këto lugina malore, një stil e mënyrë e thjeshtë. Papa do të ndahet nga Les Combes, ku do të jenë të pranishëm vetëm banorët e vendit të vogël të Introdit, të cilët janë 30 persona gjithësejt, e këndej edhe autoritetët e vendit. Pastaj përshëndetja e dytë do të mbahet në aeroportin e Aostes me banorët e besimtarët e këtij vendi, po gjithnjë më thjeshtësi të zakonshme.


Dje në mbrëmje, festa që u organizua për nder të Joaquin Navarro-Valls-it pati një të papritur e prani shumë të këndshme atë të Papës Benediktit XVI. Shenjë kjo e një vlerësimi të madh ndaj ish-drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit….

Ka qenë sogurisht shenjë e vlerësimit të madh e të familjaritetit të madh nga ana e Papës. Kjo festë qe organizuar, të themi kështu, në një moment në të cilin u gjetën së bashku të gjitha personat që këtyre ditëve të pushimit kanë qenë rojët e Papës: ndër ta po përmendim personelin e Inspektoratit të sigurimit Publikë pranë Selisë së Shenjtë, Karabinierët, Policia pyjore e Val d’Aostes, kryetari i bashkisë, Osvlado Naudin, Alberto Cérise i cili është organizatori historik i lëvizjeve të Papës në këto raste, e rreth orës 19.30, paprimtas erdhi Papa dhe u ndal me ‘engjëjt e tij të rojës’; tregojnë se ishte një moment shumë, shumë i bukur. Papa, përveç fjalëve plotë mirënjohje e vlerësim që pati për Navarron, ka falenderuar një për një të gjithë ata që i kanë mundësuar kalimin e pushimeve në Luginën e Aostes.







All the contents on this site are copyrighted ©.